Policia, ndryshime shefash në Korçë dhe Pogradec
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur largimin nga detyra të shefit të komisariatit të Korçës edhe ate të Pogradecit, te cilet jane emeruar ne detyra te tjera. Rrokada në radhët e drejtuesve të policisë ka pasur dhe në kryeqytet
KORCE – Rokadë ndryshimesh të krerëve më të lartë të policisë në qarkun e Juglindjes. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi ka firmosur largimin nga detyra të shefit të komisariatit të Korçës, Latif Kullaj duke e emëruar në postin e shefit të komisariatit në Fier. Kullaj ka zëvendësuar në detyrë ish-shefin Sajmir Muça. Ky i fundit, dy javë më parë, pas disa rokadave të kryera në drejtoritë e qarqeve në shkallë vendi, lëvizi nga posti i shefit të Komisariatit të Policisë Fier drejt pozicionit të zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut të Fierit, pasi ish-zëvendësdrejtori Elidon Veizaj, pas qëndrimit 3-mujor në Fier, u rikthye me të njëjtin pozicion në Berat. Rokada e ndryshimeve nuk ka lënë jashtë fokusit edhe shefin e Komisariatit të Pogradecit. Elvis Sançolli është emëruar shef analize në Drejtorinë e Policisë në Korçë. Ai ka shkëmbyer postet me Sokol Nokën, i cili me firmën e Prençit, është ulur në karrigen e shefit të Komisariatit të Pogradecit. Ndryshime në rang të lartë drejtuesish pritet të ketë dhe në Komisariatin e Kolonjës dhe atë të Devollit. Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë ka pasur dhe në kryeqytet dhe ka gjasa të ketë mjaft surpriza në ditët në vazhdim.
(d.b/BalkanWeb)