E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët në veri diskutojnë për zbatimin e IBM-së

Një grup i vogël i serbëve të veriut edhe sot po vazhdojnë të afër vendkalimit kufitar në Jarinjë, duke bllokuar punimet në ndërtimin e pikës kufitare, ku të hënën pritet të nisë zbatimi i marrëveshjes së IBM-it. Ndërkohë këshilltarët ilegalë të katër komunave veriore janë mbledhur në Leposaviq ku pritet të merret vendimi për ndërprerjen e protestës.

Burime të Radio Kosovës, thanë se përfaqësuesit e katër komunave veriore janë mbledhur sot në Leposaviq për të debatuar rreth marrëveshjes Prishtinë-Beograd për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Takimi nisi në orën dhjetë dhe po vazhdon ende, derisa në të thuhet se po marrin pjesë edhe punëtorë të komunave ilegale të veriut. Përfaqësuesit e serbëve të veriut pritet të marrin vendim për ndërprerjen e protestës dhe zhbllokimin e punëve në pikën kufitare në Jarinjë.

Po ashtu mësohet se një grup i serbëve të veriut vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këto momente në pikë kalimin kufitar në Jarinjë. Lajmin e konfirmojë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Mediat kanë raportuar se përfaqësuesit serbë të veriut kanë marrë garancitë e kërkuara nga krerët shtetërorë të Serbisë rreth pikave kufitare gjatë takimit të mbrëmshëm, në Beograd. Krerët e shtetit serb u kanë kërkuar atyre që ta ndërpresin protestën sepse nuk ka arsye për vazhdimin e tyre.

Ndërkaq të hënën në ora 8 pritet të nis zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, në Jarinjë dhe Merdarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›