Robert Hand Jo demonstrata te tjera ne rruge

Robert Hand keshilltar politik prane Komisionit Amerikan te Helsinkit i beri thirrje qeverise ne Shqiperi qe te bashkepunoje me prokurorine. Duke komentuar per gjendjen e tensionuar ne vend ai tha se opozita po perpiqet te minoje legjitimitetin e qeverise dhe nuk eshte e qarte se si duan ta arrijne ata kete. Zoti Hand ka qene disa here ne Shqiperi per te vezhguar zgjedhjet.
Zeri i Amerikes Zoti Hand ne Shqiperi vazhdon lufta e fjaleve mes dy paleve politike dhe disa here politikanet perdorin gjuhe te pakontrolluar ne publik madje edhe gjuhe urrejtjeje. Mendoni se ky ishte nje faktor qe coi ne dhunen e 21 janarit
Robert Hand Mendoj se kjo ndihmoi per krijimin e nje klime qe mundesoi ate qe ndodhi te premten e kaluar. shte e veshtire te vesh gishtin te nje incident ose episod i caktuar dhe te thuash se ky ishte shkaku por sigurisht qe kjo krijon nje klime te tensionuar. Megjithate pikepamja ime per ate qe ndodhi te premten eshte se ajo mund te shmangej dhuna mund te ishte parandaluar. Fakti qe ekziston nje klime e tille ku njerezit thone gjera qe nuk jane te shendetshme dhe produktive nuk ua heq pergjegjesine atyre qe u angazhuan ne kete dhune ose qe e orkestruan ate si dhe pergjegjesine per ate qe per fat te keq ndodhi ne demonstrate ne Tirane.
Zeri i Amerikes Ka gjithashtu nje perplasje mes institucioneve zoti Berisha refuzon ti dorezoje prokurorise shefat e sigurise per te nisur hetimet. A ju shqeteson kjo si dicka qe duhet marre seriozisht apo e shihni thjesht si nje trysni ndaj prokurorise
Robert Hand Po. Mendoj se duhet marre seriozisht. Kam degjuar se pjese e arsyes qe lufta e fjaleve eshte rikthyer ka te beje me disa parregullsi teknike apo formulimet e gabuara ne urdhrat e ndalimit. Une nuk jam jurist shqiptar prandaj nuk mund te them nese kjo eshte ose jo e vertete. Por ne anen tjeter kjo po shoqerohet me akuza sikur prokurorja duke e bere kete po merr anen e opozites dhe po vepron gabim. Mendoj se ne fund te fundit prokuroria ka nje pune qe duhet te beje sepse te premten u kryen vepra penale dhe ajo ka detyren si prokurore te hetoje rreth tyre. Persa kohe qe ajo qendron ne kufijte e kompetencave te saj mendoj se qeveria eshte e detyruar ligjerisht ta respektoje autoritetin e saj dhe te bashkepunoje edhe pse mund te mos jete dakord me akuzat qe qendrojne prapa hetimit. Ne fakt mungesa e bashkepunimit thjesht do te krijonte nje sens kunderproduktiv dhe nuk do te ishte ne interes te qeverise. Ne qofte se qeveria i shikon si te gabuara keto akuza menyra me e mire per te do te ishte te bashkepunonte me prokurorine dhe te jepte argumentin e saj.
Zeri i Amerikes Ka nje vit e gjysme qe opozita kerkon hetimin e zgjedhjeve te vitit 2009. Tani ata kerkojne zgjedhje te reja dhe bejne thirrje per largimin e kryeministrit Sali Berisha. A mendoni se opozita ka nje strategji te qarte se cfare kerkon
Robert Hand Mendoj se eshte e qarte ajo qe kerkojne ata. Ata duan te minojne legjitimitetin e qeverise se tanishme te Shqiperise. Ajo qe eshte me pak e qarte eshte se si duan ta arrijne kete. Ata nuk jane perpjekur ta arrijne kete permes proceseve politike normale por bojkotuan parlamentin dhe tani me demonstratat ne rruge e te tjera cka nuk duket se po e ndihmon situaten. Ne fakt me sa di Partia Socialiste ka ne plan te beje nje demonstrate tjeter. Mendoj se gjeja me e pergjegjshme dhe me e shendetshme qe duhet te beje opozita eshte te mos organizoje demonstrata te tjera ne rruge sepse tani per tani gjendja eshte teper konfrontuese. Do te ishte nje shenje e mire nga ana e tyre nese ata terhiqen ta anulojne demonstraten dhe te gjejne menyra qe te rivendoset dialogu politik normal pra nje dialog me i civilizuar dhe me dinjitoz sic jane shprehur edhe shefat e mij ne Komisionin amerikan te Helsinkit. Nese e bejne kete na mbetet te shikojme neqoftese koalicioni ne fuqi do te pergjigjet me te njejten menyre.
Zeri i Amerikes Duke patur parasysh ate qe po shikojme tani ne Shqiperi mendoni se pranimi i Shqiperise ne NATO ishte i parakohshem
Robert Hand Une kam marre pjese aktive ne diskutimet per anetaresimin e Shqiperise ne NATO kur u shtrua ky problem. Edhe pse ne e mbeshtetem anetaresimin e Shqiperise dhe une isha mes tyre ne shtruam pyetjen neqoftese i japim anetaresimin Shqiperise cdo te behet me procesin e reformave Logjika qe ne ndoqem ishte kjo kur vende te reja hyjne ne NATO ato kane prirjen te vazhdojne te reformohen dhe si rrjedhoje e anetaresimit demokracia behet me e qendrueshme. Pra mbi kete baze dhe me kete shprese pati nje mbeshtetje shume te forte qe Shqiperia te behej aleate e NATO-s aq me teper qe ajo ishte nje mike e ngushte e Shteteve te Bashkuara gje qe ketu ne Uashington dihet mire. Mendoj se mbetet per tu pare nese Shqiperia do te behej perjashtimi fatkeq i kesaj logjike qe ka te beje me vazhdimin e reformave pas anetaresimit. Une do ti jepja Shqiperise me teper kohe per ta provuar veten. E them kete me nje fare keqardhjeje sepse gjithnje kam qene nje mbeshtetes i forte i saj qe prej me shume se 20 vjetesh kur e vizitova vendin per here te pare. Mund te mos jem nje nga miqte me te fuqishem te Shqiperise ne Uashington por jam nder miqte me te vjeter. Gjithnje jam perpjekur qe hartuesit e politikave per Shqiperine qofte ketu apo ne Evrope te kapercejne disa paragjykime per kete vend se gjoja te gjithe jane te korruptuar se atje ka nje nacionalizem te skajshem apo sikur shqiptaret ne nje fare menyre jane me pak evropiane. Per mua anetaresimi i Shqiperise ne NATO ka qene nje inkurajim kur mendoja per dekadat e sundimit komunist apo per poshterimin e saj nga vendet fqinje. Shpresoj se e gjithe kjo nuk do te humbase per shkak te papergjegjshmerise se politikaneve sot ne Shqiperi.
Zeri i Amerikes Pra ekziston nje pikepyetje nese institucionet po funksionojne ne Shqiperi Cili eshte mendimi juaj
Robert Hand Ne fund te fundit si mbeshtetes i demokracise do te thosha se i takon popullit te Shqiperise te vendose. Institucionet duhet tu sherbejne atyre. Mendimi im personal eshte se ato funksionojne por vetem ne menyre siperfaqesore. Ne Shqiperi ka nje levizje shume te vogel te shoqerise civile pra te njerezve qe interesohen per ta permiresuar vendin ne kontrast me ata qe interesohen per te fituar pushtet. Mes institucioneve politike te Shqiperise ka gjithashtu shume pak sherbim publik pra njerez qe jane te perkushtuar per ta bere vendin te funksionoje pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Mendoj se kemi te bejme me dicka qe Shqiperia ende nuk e ka kapercyer. Politika eshte teper e polarizuar nuk ka nje sherbim publik apo shoqeri civile prandaj fituesi i merr te gjitha per vete askush nuk shikon se cfare eshte e mire vertet per vendin dhe per popullin. Kjo eshte e nevojshme te ndryshohet sot ne Shqiperi.
Zeri i Amerikes Ju thate se politika ne Shqiperi eshte teper e polarizuar. Si mundet qe te dy palet te shkojne drejt dialogut A mos kerkohet nje nderhyrje me e fuqishme nga jashte
Robert Hand Politikanet shqiptare eshte e nevojshme ta gjejne zgjidhjen vete. Ata nuk duhet qe gjithmone ti nderkombetarizojne problemet e tyre. Ne bote ka shume probleme me te cilat duhet te merret komuniteti nderkombetar. Ne duam ta shikojme Shqiperine te kete sukses dhe qeveria amerikane po jep mjaft mbeshtetje per demokrazimin ne Shqiperi. Por ne nuk mund ti zgjidhim problemet e saj sepse prandaj jane politikanet atje qofte ne shumice apo ne opozite. Mendoj se nderkombetarizimi i kesaj ceshtjeje kthimi i saj ne objekt ndermjetesimi nderkombetar nuk eshte rruga e duhur. Ka ardhur koha qe politikanet shqiptare te mesojne ti zgjidhin vete keto probleme qe ata vete i kane krijuar.
Zeri i Amerikes Nga ana tjeter sa here qe ka nje nderhyrje nga jashte politikanet shqiptare i perdorin komentet qe bejne te huajt secili per interesin e vet. Mendoni se nderkombetaret duhet te flasin me terma me te qarta ne raste te tilla
Robert Hand Edhe mua vete me pelqen qe te perdoret nje gjuhe me e qarte. Mirepo kur flitet me fjale me konkrete dhe kjo me ka ndodhur edhe mua atehere ata zgjedhin dhe perdorin ato fjale qe atyre u pelqejne. Kjo me ka bere me te kujdesshem kur dua te them dicka per Shqiperine. Por puna eshte se sot ne sistemin politik te Shqiperise nuk ka njeri per te cilin mund te thuash se eshte vertet i miri. Prandaj ka nje ngurrim te pakten nga ana ime per te kritikuar kete parti apo ate parti sepse kjo do te nenkuptonte mbeshtetje per palen tjeter cka nuk eshte fare e vertete. Nga ana tjeter megjithe polarizimin ekziston nje emerues i perbashket per shembull per anetaresimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Keshtu qe disa nga ato komentet qe tingellojne te paqarta ne te vertete jane nje perpjekje per ti bashkuar te gjitha palet rreth atij emeruesi te perbashket qe ata e kane por nuk e perdorin per ta cuar vendin perpara.