Kosove rifillojne debatet per koalicionin e ardhshem qeverises

Ne Kosove kane rifilluar debatet per koalicionin e ardhshem qeverises qe do te drejtohet nga Partia Demokratike e Kosoves e cila doli fituese e zgjedhjeve parlamentare. Rivotimet e kushtezuara nga parregullsite e shfaqura ne zgjedhje zvarriten edhe procesin e krijimit te qeverise por kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci eshte zotuar se Kosova do te kete qeverine e re para trevjetorit te pavaresise se vendit.