E Diel, 1 Nëntor 2026

Të majtët në PE: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe stabilitet

BRUKSEL- Grupi i eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian shprehën sot shqetësimin e thellë për situatën e rënduar politikë në Shqipëri. Adrian Severin, Hannes Swoboda dhe Kristian Vigenin kanë deklaruar se Shqipëria është një vend i lidhur ngushtë më BE me anë të një marrëveshje Stabilizim-Asocimi si dhe ka aplikuar për statusin kandidat, prandaj “dënoncojmë ngritjen e komisionit hetimor nga ana e mazhorancës dhe theksojmë se ky komision rëndon më shumë situatën e krijuar në vend, pas ngjarjeve të 21 Janarit”.

Sipas tyre duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit e 3 vrasjeve të ndodhura para kryeministrisë “ Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tre pjesëmarrësve në demonstratë duhet të vihen para drejtësisë dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojmë plotësisht me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në kryerjen e hetimeve të nevojshme”,- thuhet në deklaratë.

Të majtët shprehin keqardhje për presionin që qeveria dhe kryeministri, sipas tyre po i bëjnë Prokurorisë së Përgjithshme. "Ndërhyrja në rrjedhën e drejtësisë për të shmangur arrestimin e atyre që dhanë urdhër për të shtënat me armë janë të papranueshme në një vend që kërkon të integrohet në BE”, ndërsa i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike "për të zgjidhur problemet e Shqipërisë me anë të dialogut. Një dialog i tillë është një parakusht për hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian - mungesa e tij do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet e vendit me BE”,- theksohet në deklaratë.

Edhe pse shprehen se qytetarët janë të lirë të demonstrojnë, të majtët në PE theksojnë se në këto kushte tensioni është tepër i lartë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›