Policia plan masash për të ruajtur qetësinë
14/09/2009 Sot fillon shkolla
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, policia e Tiranës ka marrë masa për forcimin e rendit e sigurisë publike, pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2009- 2010, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave dhe forcimin e shërbimit të ruajtjes së rendit e sigurisë publike, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2009 – 2010” kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve. Strukturat e policisë së Tiranës kanë marrë masa të plota për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimin e konsolidimin të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve Polici - Shkollë - Komunitet, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike, dhe zhvillimit normal të procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve në qarkun e Tiranës. Gjithashtu mësohet se për mbarëvajtjen e këtij procesi mësimor, janë ngarkuar me detyra, Patrulla e Përgjithshme e Policisë, strukturat e Hetimit të Krimit, Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke bashkëpunuar edhe me drejtuesit e shkollave.