E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne aksident, policia i gjen arme ne brez 57-vjecares

Shkoder - Aksidentohet me vdekje ne rruge dhe gjate kontrollit i gjendet pistolete me vete. Policia e Shkodres tha se, nje 57-vjecare nga fshati Kosmace i Shkodres eshte aksidentuar per vdekje duke gdhire mengjesi i djeshem. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Kryebushat, kur nje automjet kamioncine me targa SH 29 75 E, qe vinte nga Shkodra e ka perplasur, duke e ndeshur me pasqyre 57-vjecaren Fatbardha Mustafa, e cila po levizte ne kembe. Mjeti eshte ndaluar dhe gruas te demtuar i eshte dhene ndihma e pare, duke e derguar ne spitalin e Shkodres. Aty eshte konstatuar se e demtuara mbante me vete nje arme zjarri automatik pa kreher. Futja ne sallen e operacionit nuk e ka shpetuar ate, pasi ajo ka nderruar jete. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar forcat e policise, te cilet kane nisur hetimet. Keta te fundit kane treguar se, arma e gjetur ne trupin e se demtuares eshte derguar ne Institutin e Kriminalistikes ku do te shikohet nese eshte perdorur ne ndonje hetim. Nderkaq, te aferm te saj bejne te ditur se Mustafa, kishte konflikte prej me se dy vjetesh me fqinjet e saj. Gruaja nuk dilte kurre e pa armatosur dhe nje fakt i tille eshte i ditur edhe nga policia, kane thene te aferm te saj. Nderkohe qe pak ore pas aksidentit, policia ka arrestuar drejtuesin kamioncines Edmir Bilanin, 30 vjec, lindur e banues ne Shkoder. Ai eshte nen akuze per "shkelje te rregullave te qarkullimit me pasoje vdekje". Arma e zjarrit qe i eshte gjetur gruas, nuk kishte lidhje me aksidentin.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›