E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi, jetën e jep e karrigën nuk e lëshon

Ka qenë në pushtet në kohën e qeverisjes së LDK-së. e ka shfrytëzuar pushtetin si përfaqësues I LDD-së dhe se fundi ka “vënë kurorë” me PDK-në për të siguruar postin edhe në katër vjetër e ardhshme.

Halit Gashi, kryetar I degës së LDD-së në Lipjan është shembulli më adekuar se si një pushtetar pas lufte mund t’i ndërrojë të gjitha pastitë politike vetëm për të ruajtur karrigen e vet të pushtetiti, shkruan Bota Sot.

Ai ka shijuar pushtetin e LDK-së, ka kaluar me LDD-në për të mbetur në pushtet kur LDK-ja doli në opozitë në këtë komunë dhe së fundi ks bërë koalicion krye në veri me PDK-në vetëm për të qenë pjesë e pushtetit. Gashi, veprimin e fundit e ka bërë kundër qëndrimit të Kryesisë Qendrore të LDD-së e cila ka bërë koalicion me AAK-në për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gashi ka dhënë arsyet e veta, përse nuk ka bërë koalicion me AAK-në dhe përse ka “lidhur kurorë” me PDK-në. Ai tha se para se të hyjnë në koalicion me PDK-në kanë pasur një kusht për AAK-në, ata nuk e kanë realizuar këtë kusht, dhe kryesia e degës së LDD-së në Lipjan me shumicë votash vendosi ta lidhë koalicionin me PDK-në.

Ndërkaq nëkryetari I LDD-së Lulzim Zeneli ka deklaruar se Kryesia Qendrore e ka larguar nga struktura e saj Halit Gashin dhe të tjerët dhe ata nuk kanë autoritet të thirren në emër të LDD-së. Sipas Zenelit, Gashi i është bashkuar PDK-së për interesa personale./Bota Sot/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›