E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia provokacione te qellimshme ndaj Sami Staroves

Punonjesit e policise kane ndaluar dje arkeologun Starova teksa ishte duke shkuar ne gjykate. Ai eshte shoqeruar ne polici ne menyre demonstrative me pretekstin se do te kryhej nje verifikim. Rrezikohet humbja e seances gjyqesore


Arkeologu beratas Sami Starova prej me shume se nje viti ndodhet i arrestuar pa asnje akuze konkrete pasi prova e vetme ndaj tij eshte rrezuar nga Gjykata e Apelit por me insistimin e prokurorise ai po mbahet i izoluar.


Tashme kunder tij eshte vene edhe policia e Beratit e cila shfrytezon cdo rast qe i jepet per te provokuar dhe penguar arkeologun.
eshtja Starova eshte ne gjykim dhe arkeologu qe mbahet i izoluar ne arrest shtepie eshte duke ndjekur te gjitha seancat.


Dje ishte parashikuar seanca e radhes por perpara saj Starova u perball me forcat e policise te cilat e kane shoqeruar ne komisariat disa minuta para seances duke rrezikuar edhe pjesemarrjen e tij ne te.


Shekulli ka publikuar dosjen e plote te skandalit Starova duke informuar opinionin publik per padrejtesite qe behen ndaj nje qytetari te thjeshte e te pambrojtur. Gazetaret tane do te ndjekin cdo padrejtesi qe i behet ketij njeriu dhe do te bejne publik cdo veprim tendencioz nga ana e institucioneve shteterore. Me poshte po ju paraqesim se cfare ndodhi diten e djeshme.


Gjyqi ishte percaktuar qe te zhvillohej ne oren 12 e 30 minuta. Starova ka dale nga shtepia disa minuta me pare dhe pasi eshte takuar me te hetuarin tjeter te ceshtjes Aleksander Ballen jane nisur per ne gjykate. Rreth 25 metra larg deres se gjykates Sami Starova dhe Balla jane ndaluar nga nje makine e mbushur me police.


Uniformat blu i jane versulur Sami Staroves me pretekstin qe ai kishte thyer arrestin e shtepise dhe kishte dale ne qytet. Arkeologu i eshte pergjigjur se pas pak minutash kishte gjyqin dhe duhet te paraqitej ne salle. Por kjo nuk i ka mjaftuar policeve si justifikim. Uniformat blu kane insistuar se duhet te verifikonin kete gje dhe nuk mund ta linin Staroven qe te ikte.


Pa merak do te te shpiem ne ne gjyq nuk do te vonohesh- i kane thene policet.
Ne menyre demonstrative arkeologu i moshuar eshte futur ne makinen e policise. E gjithe skena eshte pare nga dhjetera kalimtare te rastit. Edhe pse dera e gjykates ndodhet vetem pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja Starova eshte derguar me makine policie ne komisariat.


Gjate te gjithe rruges i thosha policeve se kisha gjyqin dhe nuk mund te mungoja. U thashe se do vijne ekspertet por serish policet nuk degjuan. Ata me vendosen ne nje dhome brenda komisariatit dhe gjate kesaj kohe verifikuan nese kishte apo jo seance gjyqesore- tha dje Starova.


Policia ka verifikuar permes telefonit nese kishte apo jo seance gjyqesore per Sami Staroven dhe me pas e ka derguar me makine ne gjykate.


Vete Starova ka pohuar se ka mberritur ne gjykate sapo po niste seanca dhe sekretarja ishte duke therritur emrat.


Burime te policise se Beratit pohuan dje se shoqerimi i Staroves ka qene thjesht nje kontroll rutine por kjo pergjigje nuk duket shume bindese.


Uniformat blu kane rrezikuar pjesemarrjen e arkeologut ne gjyq pa asnje shkak konkret dhe vetem me pretekstin e nje verifikimi. Fakti qe shoqerimi i tij eshte bere ne menyre demonstrative ne mes te qytetit te le pershtypjen e nje veprimi tendencioz nga ana e policise.


Uniformat blu beratase jane ato qe kane nisur hetimet per ceshtjen Starova duke kryer per disa muaj pergjime ambientale dhe vezhgime te shumta. Policia pretendoi se do te gjente nje rrjet te madh trafiku por pasi kreu arrestimin dhe verifikoi provat rezultoi se kishte zbuluar vetem nje statuje te vogel pa vlere.


Ne baze te kesaj statuje policia dhe prokuroria ngriten ceshtjen ndaj arkeologut Starova. Por Gjykata e Apelit e rrezoi proven e vetme te prokurorise dhe policise duke thene se statuja me vlera apo pa vlera nuk ishte subjekt i ligjit shqiptar.


Perse provokohet Sami Starova


Tashme ne nje situate ku nuk ka me asnje prove dhe kur policia dhe prokuroria duhet te japin shpjegime per mbajtjen ne izolim te dy personave duhet te japin shpjegime per parate e shumta te taksapaguesve shqiptare qe u shpenzuan duke ndjekur dy persona pa asnje prove duhet te japin shpjegime per oret e tera te investuara ne nje dosje te sajuar kur mund te shin hetuar krime te verteta organet e hetimit nisin me strategjine e re.


Policia dhe prokuroria provokojne Sami Staroven me qellimin e vetem qe ai te kryeje ndonje veper penale si per shembull thyerja e arrestit shtepiak dhe me pas ta burgosin per nje kohe me te gjate.


fare ndodhi dje ne gjykate


Gjate kesaj kohe ne Gjykaten e Beratit vazhdon procesi gjyqesor ndaj Sami Staroves. E gjithe ceshtja tashme ndodhet ne nje faze shume vendimtare. Tre eksperte te therritur nga gjykata do te japin mendimin e tyre ne lidhje me statujen e vogel dhe ky vleresim do te percaktoje vazhdimesine e ceshtjes. Ekspertet jane nga Galeria Kombetare Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Instituti i Studimeve Albanologjike.


Nje jave me pare ekspertet u therriten dhe u paraqiten ne gjykate por procesi nuk u zhvillua sepse mungonte njeri nga gjyqtaret. Pellumb Zaimi kishte njoftuar qe ne mengjes se do mungonte pasi do te shkonte ne varrimin e nje mikut te tij.


Seanca tjeter u zhvillua diten e djeshme por as ajo nuk perfundoi normalisht. Dje ne gjykate u paraqiten dy nga ekspertet e kerkuar dhe mungoi perfaqesuesi i institutit te Studimeve Albanologjike. Vete Sami Starova ka kerkuar qe ata te benin betimin dhe te jepnin mendimin e tyre ne lidhje me statujen. Une si i pandehur do te jem dakord me mendimin e eksperteve cilido qofte ai.


Jane dy eksperte le te flasin nje nga nje. Ne nuk kemi nevoje qe te kemi te tre ekspertet brenda nje dite pasi ata jane nga institucione te ndryshme dhe secili do thote mendimin e tij- tha Starova ne gjykate. Edhe kryetari i trupit gjykues ishte ne nje mendim me te por dy anetaret e tjere ishin kunder. Ata kane kerkuar qe ne salle te ndodhen te tre ekspertet.


Per kete ceshtje eshte pyetur edhe prokurori i cili ka kerkuar qe te jene te tre ekspertet. Ne keto kushte trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seances per ne date 14 janar. Trupi gjykues ka pohuar se ekspertet qe nuk do te paraqiten do te merren forcerisht me police.


eshtja Sami dhe Mirel Starova


Sami Starova dhe i biri Mireli po mbahen ne burg prej pothuajse nje viti te akuzuar se kane shitur nje figurine rreth 15 centimetra te larte per 100 euro. Figurina eshte blere nga arixhinjte qe shesin gjera te vjetra.

Fillimisht prokuroria ka pretenduar permes ekspertes Aferdita Onuzi se statuja e vogel eshte e punuar me dore dhe me vlera te medha historike. Ekspertizat e metejshme kane treguar se ajo eshte prodhuar me aliazh industrial mbetje dhe nuk ka asnje vlere si artistike ashtu edhe monetare. Gjykata e ka rrezuar ekspertizen e Aferdita Onuzit.


Nga akt ekspertimi i kryer mbi kerkesen e vete organit procedues ka rezultuar qartesisht e provuar se ky objekt qe perben themelin e akuzes ndaj te dyshuarit Sami Starova nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare- thuhet ne vendimin e Gjykates se Apelit.


Por pikerisht kjo figurine e shitur per 100 euro eshte edhe thelbi i akuzes se ngritur nga prokuroria e Beratit. Me 29 dhjetor 2009 Gjykata e Apelit e rrezoi kete akuze. Me vendimin e gjykates duhet te ishte pushuar edhe ceshtja e prokurorise pasi gjykata rrezoi bazen e akuzes trafikimin e nje vepre arti.


Por prokuroria kembengul ne nje menyre te cuditshme duke bere te pamunduren per te mbajtur baba e bir ne burg. Madje insistimi i prokurorise ne nje ceshtje te tille merr nje karakter te dyshimte dhe te shtyn te mendosh per prapaskena dhe makinacione.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›