Wikileaks do te ndryshoje marredheniet me vendet e tjera
Deputeti Gjoni Opinioni te njihet me keto materiale per te analizuar fenomenet dhe nxjerre konkluzionet
Deputeti socialist i Komisionit Parlamentar te Sigurise Ilir Gjoni ka komentuar dje materialet e publikuara nga Wikileaks duke pohuar se ato do te sherbejne per te ripare marredheniet me kedo shtet te botes gjithmone ne fokus te interesave tona kombetare. Sipas tij ne kete kontekst ne do te zbulojne se cfare mendojne realisht per ne shtetet e tjera dhe rolin e tyre ne Shqiperi.
Zoti Gjoni Wikileaks ka bere publike disa te dhena te konsideruara sekrete. A mendoni se zbulimet e metejshme do te tensionojne marredheniet e vendit tone me SHBA-ne
Ne radhe te pare duhen pare materialet por ju garantoj me siguri te plote se marredheniet mes Shqiperise dhe SHBA-ve nuk do te cenohen. Mund te cenohen marredheniet mes qeverive dhe kjo varet nga materialet qe do te publikohen. Gjithsesi eshte shpejt te diskutojme.
Per sa i perket fenomenit te Wikileaks ka disa probleme qe lidhen qofte me ceshtjen e sigurise kombetare qofte me ceshtjet e se drejtes se informacionit te medias te opinionit publik te ruajtjes se sekretit shteteror.
shte detyre e cdo qeverie qe informacioni ti behet i ditur opinionit publik ne menyre qe te jete ne gjendje te marre vendime te pjekura per sa i perket veprimtarise. Ne planin tone kombetar une nuk e di konkretisht se cfare dokumentesh jane publikuar ne Wikileaks ndoshta do te na duhet te presim edhe pak.
Kur Wikileaks hyri ne sherbimet sekrete te SHBA-ve kjo do te thote se eshte me e lehte qe te hysh ne sherbimet sekrete ne Shqiperi
Absolutisht kjo eshte nje nga detyrat kryesore qe sherbimi jone sherbimit informativ duhet ti kushtoje vemendje te vecante. Ju e keni ndjekur qe kemi pasur debate per buxhetin e institucioneve te sigurise ku perfshihet Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes Sherbimit Informativ dhe Sherbimit Diplomatik.
Fatkeqesisht ne kemi konstatuar qe jo vetem opozita por ne rastin konkret edhe mazhoranca per sa i perket alokimit te fondeve per Sherbimin Informativ ka qene teper i paket aq sa atyre ua ben te pamundur ushtrimin e detyrave dhe te misioneve. Fenomeni Wikileaks permban nje tjeter alarm ndaj se ciles qeveria duhet te reagoje dhe menjehere.
Jane mbi 800 dokumente qe priten te zbardhen midis te cilave edhe per ceshtjen e trazirave te 97-es dhe rolin qe kane luajtur fqinjet tane ne keto ngjarje si dhe pakti detar me Greqine...
Ai do te jete objekt analize per klasen politike dhe i yni si opozite por jam i bindur edhe i opinionit publik. shte mire qe opinioni publik te njihet me keto materiale gje qe nuk ka ndodhur me ngjarje te tjera qe ne nuk i dime jo thjesht per kuriozitet por per te qene ne gjendje per te analizuar fenomenet per te analizuar edhe ne aspektin historik dhe per te nxjerre konkluzionet pastaj dhe hapat qe duhen marre ne te ardhmen.
Edhe per te pare marredheniet me Greqine
Sigurisht per te pare marredheniet me Greqine dhe me kedo vend tjeter gjithmone ne fokus te interesave tona kombetare.
Dokumentet jane korrespondenca mes zyrtareve te larte. Cili eshte komenti juaj
Ne qofte se jane korrespondenca mes zyrtareve te larte ato shprehin qendrimet e atyre qeverive te cilet keta funksionare veprojne por une do te doja te kthehesha ne rastin tone Shqiperine ne elementin e sigurise ne planin qe shpesh une kam konstatuar si i zgjedhur por jam i bindur se edhe ju si media abuzoni me termin sekret shteteror.
Per te ruajtur informacionet te cilat normalisht duhet ti behen te ditura publikut abuzohet me termin e sekretit shteteror dhe me ligjin i cili rregullon komunikimin zyrtar.
Rasti me i fundit eshte nje informacion qe kisha kerkuar nga Ministria e Jashtme per sa i perket zbatimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese per marreveshjen e detit me Greqine. shte ironike por eshte edhe per te qeshur.
Kesaj radhe Ministria e Jashtme informacionin ma dergonte ne konfidencialitet ndonese ne permbajtje te tij nuk ka asnje gje konfidenciale dhe cfare eshte me qesharake edhe strukturat e parlamentit vihen ne funksion te nje mbulimi te kote te nje informacioni.
Paloka Wikileaks korrespondence diplomatesh
Deputeti i Partise Demokratike anetar i Komisionit te Ligjeve Edi Paloka ka komentuar dje materialet e publikuara nga Wikileaks duke i cilesuar si korrespondence midis diplomateve dhe jo percaktime te politikes amerikane.
Mbase ne aspektin e gazetarit dhe te qytetarit kurioz te gjithe jane te interesuar ti shohin keto dokumente por duke pare ne aspektin tjeter qofte edhe te politikanit mendoj se vertete publikimi apo dalja e dokumenteve sekrete eshte nje rrezik per sigurine qofte te individeve qofte te marredhenieve midis vendeve te ndryshme - tha Paloka.