E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë nuk tërhiqen, ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës

Situata e protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa ka  përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Përveç gazit lotsjellës dhe ujit me presion, policia ka qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, të rinjtë nuk janë tërhequr, duke vijuar qëndrimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione në disa zona të Tiranës,

Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestës së tyre i janë bashkuar edhe kategori të tjera, si pedagogë, mjekë apo edhe artistë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›