E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia nuk i kursen të rinjtë, hedh sasi të konsiderueshme gaz lotsjellës dhe ujë me solucion! Protestuesit nuk tërhiqen, mbushin plot sheshin “Skënderbej”

Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Policia ka përdorur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës dhe ujë me presion të përzier me solucion ndaj protestuesve, ndërsa të rinjtë vijojnë të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit nuk janë tërhequr.

Një numër i madh prej tyre janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, duke mbushur hapësirën.

Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Parkun Rinia, ndërsa u përpoq të pengonte afrimin e të rinjve drejt Kryeministrisë.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›