Aksidenti, vdes në kanalin e Bistricës i moshuari
Delvinë
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të hidrocentralit të Bistricës. Policia e Sarandës njoftoi se 73-vjeçari Stefan Vogli udhëtonte si pasagjer me një autoveturë e cila rreth orës 07:00 të mëngjesit ka përfunduar në ujërat e kanalit të Bistricës. Ndërsa shoferi ka mundur të mbijetojë, 73-vjeçari ka humbur jetën në ujërat e ftohta të lumit. Pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë bërë ekspertizën. Ndërkohë, është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të automjetit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
#