Policia rrugore heq 10 patenta
Policia rrugore u heq 10 patenta drejtuesve të automjeteve vetem në këtë fillim viti. Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë edhe shkaku i heqjes së 10 patentave. Ky informacion është bërë i ditur nga policia rrogore sipas të cilës drejtuesit e automjeteve kanë qenë kryesisht të rinj në moshë. Heqja e patentave ka ndodhur në autostradën Tirane-Durrës dhe bëhet me dije se automjetet që ata drejtonin ishin luksoze. Me rastin e festave në Shqipëri kthehen një numër i konsiderueshëm emigrantësh të cilët shpesh bëhen shkak i aksidenteve të ndryshme.
Ndërkohë që një aksident është shënuar në datën 1 janar dhe kjo me pasojë vdekjen e një personi. Shkaku i këtij aksidenti ka qenë pikërisht shpejtësia tej normave të lejuara. Mesa duket ky ka qenë edhe një prej arsyeve të shumta që policia rrugore të ndërrmarë një aksion dhe të kontrollojë në imtësi drejtuesit e automjeteve. Natyrisht që mendohet se shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara mund të ketë qenë edhe konsumimi i pijeve alkolike në festën e ndërrimit të viteve. Në Shqipëri përgjatë vitit 2010 janë shkaktuar një numër shumë i madh aksidentesh dhe arsyeja kryesore në të shumtën e rasteve ka qenë drejtimi i automjeteve me shpejtësi .