E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapet anija me cigare kondrabandë drejt Shqipërisë

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Greke e lajmeve ANA, e cila bën me dije se autoritetet greke kanë arrestuar edhe ekipazhin prej 9 personash të anijes me emirin “Romeo”.

Ekipazhi përbëhej nga katër libanezë, dy sirianë, dy indianë dhe një shtetas egjiptian, të cilët thanë për policinë se nuk ishin në dijeni të ngarkesës.

Anija ishte nisur nga porti Famagustës, në pjesën turke të Qipros, por nuk mundi të mbërrinte në Shqipëri pasi gjatë një ndalese në Kretë u kontrollua nga autoritetet portuale.

Operacioni u konfirmua edhe nga autoritetet greke, sipas të cilave anija kishte ndaluar në Kretë per shkak të motit të keq. Kjo anije kishte ngjallur edhe në të kaluarën dyshime mbi akvititete të paligjshme.

                                                                                             2011-01-02 14:33
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›