Shkodër, 130 të evakuar festojnë së bashku Vitin e Ri
SHKODËR- Rreth 130 qytetarë shkodranë e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në mjediset e konviktit “Safet Spahiu” në Shkodër, ku ata qendrojnë nga fillimi i muajit dhjetor, kur ky rajon në veriperndim të vendit u përfshi nga përmbytjet masive.
“Megjithëse larg shtëpive të tyre, banorët e evakuar kanë festuar së bashku në një atmosferë të ngrohtë”, tha drejtoresha e konviktit, Blerta Gjini.
Sipas saj, në këtë qendër u evakuan 292 persona, kryesisht nga lagjet periferike të qytetit dhe nga komunat Berdicë dhe Kuç, por që tashmë ky numër është reduktuar në 130, falë përmirësimit të situtatës.
Në dispozicion të personave të evakuar vazhdon të jetë një staf i specializuar prej 10 persona, që i përket qëndrës, ndërkohë që në shërbim të tyre janë dhe 8 mjekë dhe 2 psikologë.
Nasibja 83 vjeç, e cila jeton prej ditësh në këtë qendër, vlerëson qeverisjen vendore, si dhe stafin e konviktit për përkujdesjen që po tregojnë ndaj tyre. Krahas të tjerave, ajo vë në dukje dhe shërbimin mjekësor ndaj saj.
Edhe pjesëtarët e familjeve Tahiri, Kuti, Qahi, etj., nuk ngurrojnë të japin vlerësimet e tyre për mbështetjen që u është dhënë në kushtet e evakuimit. “Kushtet këtu janë optimale”, thotë Vjollca, teksa hapte pakot për katër fëmijët e saj, tre vajzat, Sabinën, Arminën dhe Dafinën si dhe djalin Ramazanin.
(ata/BalkanWeb)