E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas festës Tirana po i rikthehet normalitetit

Lokalet kanë filluar normalisht punën, qarkullimi i automjeteve gati i zakonshëm për ditë të diel, ndërkohë që vetëm dyqanet e mbyllura dhe zbukurimet ende të pranishme të risjellin atmosferën festive të dhjetorit.

Por për të rikthyer terësisht jetën normale të kryeqytetit do të duhet të vijë e hëna, dita zyrtare e nisjes së punës në administratën shtetërore.

Pas administratës, radhën për t’iu rikthyer aktivitetit të zakonshëm e kanë studentët, për të cilët gjithësesi pushimet do të jenë disi më të zgjatura. Ministria e Arsimit njofton se universitetet publike dhe private do të rihapen të enjten e 6 janarit.

                                                                                             2011-01-02 15:11
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›