E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia "çliron" Kroacinë,i hapet rrugë anëtarësimit

Sllovenia është shprehur e gatshme dje për të hequr ve-ton në lidhje me pranimin e Kroacisë në Bashkimin Europian. Kjo deklaratë erdhi pas takimit të kryeministrave të të dy vendeve që ranë dakord në lidhje me zgjidhjen e çështjes së kufijve. "Qeveria ime nuk do të vazhdojë më të jetë pengesë për integrimin europian në Kroaci", ka deklaruar Kryeministri slloven, Borut Pahor, pas bisedimeve me homologen kroate, Jadranka Kosor. Sllovenia, e cila në vitin 2004 ishte i vetmi vend i ish- Jugosllavisë që u bë anëtare e Bashkimit Europian ka penguar deri më tani anëtarësi-min e Kroacisë në këtë organizatë për shkak të një mosmarrëveshjes për kufijtë. Bëhet fjalë për një debat të vjetër që daton në vitin 1991. Por të dyja palët kanë rënë dakord më në fund që do të va-zhdojnë negociatat në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që ajo nuk do të jetë më shkak për vonesa në bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Për të zgjidhur këtë çështje, BE kishte ngritur një grup prej 5 anëtarësh. Kroacia shpresonte që të niste bisedimet e anëtarësimit këtë vit dhe t‘i bashkohej bllokut prej 27 vendesh vitin e ardhshëm ose maksimumi vitin 2011, por ndërhyrja e Sllovenisë e bëri atë të pamundur. Vetë BE kishte 6 muaj që po përpiqej për të ndër-mjetësuar mes palëve në lidhje me mosmarrëveshjet, por nuk kishte arritur asnjë rezultat pozitiv. Komisioni Europian deri më tani ishte shprehur se i takonte Za-grebit dhe Lubjanës që të zgjidh-nin vetë mosmarrëveshjen. Po për çfarë mosmarrëveshjeje bëhet fjalë? Dy ish-republikat jugosllave prej kohësh kanë qenë të pazonjat që të zgjidhin tri çështje të rëndë-sishme mes tyre që kur fituan pavarësinë në vitin 1991. Çështja e parë është çështja e kufi jve. Të dy vendet kanë 664 kilometra vijë kufi tare mes tyre dhe bëhet fjalë për një mosmarrëveshje për një rrip 6 kilometra të gjatë në veri të gadishullit të Istrias në Adriatik. Të dyja palët e pretendojnë atë rrip toke. Një tjetër pikë për t‘u sqaruar është edhe kufiri detar përreth gjirit të Piranit prej nga Sllovenia ka akses në ujërat ndërkombëtare. Një tjetër është uzina bërthamore Krsko që të dyja vendet e ndër-tuan së bashku ndërsa ishin nën Jugosllavinë. Tani mes tyre ka çështje fi nanciare të pazgjidhura ende që vazhdojnë të mbajnë pe-zull marrëdhëniet. Dhe së fundi mosmarrëveshja për "Lubljanska Banka". Ishte banka kryesore e Sllovenisë në vitin 1980 dhe fali-mentoi pas pavarësisë, por nga kjo bankë vetëm sllovenët lejohet që të tërheqin paratë. Ndërkohë, rreth 150 mijë depozitues kroatë kanë në to miliona dollarë kur-sime. Për Slloveninë, kjo duhet të trajtohet me ligjet që u vendosën pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›