Policia ruan banesën e kreut të PS-së në Prezë, Lavdim Kajmaku
Të tjera rreth shkrimit Sulmet ndaj Kajmakut më 23 e 25 maj
TIRANE - Një patrullë policie do të qëndrojë 24 orë pranë banesës së Lavdim Kajmakut, kreut të PS-së në Prezë, familja e të cilit ndodhet nën terror prej ditësh pasi iu dogj banesa, biznesi dhe dy automjete, si dhe u qëllua me armë. Lajmi bëhet i ditur sot nga gazeta “Shqip”.
Lavdim Kajmaku thotë se dëmi i shkaktuar shkon në 200 mijë euro, por thotë se siguria e jetës së familjarëve ndaj të cilëve u lëshua dhe breshëria e plumbash është primare. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka prekur anëtarët e kësaj familjeje.
Një grup hetimor është ngritur prej disa ditësh në Policinë e Tiranës. Kajmaku thotë se nuk ka asnjë konflikt dhe sulmet janë me qëllim politik, megjithatë grupi hetimor po heton dhe pistën e një konflikti personal të kreut të PS-së në Prezë.
Policia ka regjistruar dy kallëzime penale për sulme ndaj familjes Kajmaku, respektivisht më 23 dhe 25 maj. Pas marrjes në pyetje të Lavdim Kajmakut, i cili thotë se është sulmuar për shkak të bindjeve të tij politike policia vendosi të ruajë banesën dhe biznesin.
"Më kanë vendosur një patrullë policie, pranë banesës. Të paktën jam i qetë për sigurimnë e familjes. U qëndroj deklarimeve të mia të mëparshme, si mediatike ashtu dhe atyre pranë organeve të rendit: Sulmi ndaj meje është politik”- citohet të ketë thënë Kajmaku për gazetën Shqip.
“Po bëj dy netë pa vënë gjumë. Jam i shqetësuar për familjarët e mi, të cilët janë qëlluar me breshëri armësh”- citohet të ketë thënë më tej Kajmaku duke kërkuar me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.
SULMET NDAJ KAJMAKUT
Më 23 maj rreth 7 vatra zjarri dyshohet se iu vunë qëllimisht në biznesin e tij, ndërsa një në banesën e tij. Në momentin e shpërthimit të flakëve në banesë ishte djali dhe bashkëshortja.
Më 25 maj iu dogëjn dy makina, dhe kanë tentuar të djegin shtëpinë me benzinë. Ata janë ndjerë nga i ati i Lavdimit i cili ka dalë jashtë, dhe në këtë moment në drejtim të tij është shtënë me breshëri armësh. Fatmirësisht ai nuk është plagosur, por shenjat e plumbave dukeshin në murin e banesës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)