E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi per diktatorin sanksionim i percarjes komuniste

05-11-2010 / Nga Luan Myftiu

Antikomunizmi nuk eshte as i tejkaluar as primitivizem. Perkundrazi Te tille e quajne ate vetem mekataret e papenduar. Antikomunizmi eshte deshire e sinqerte per pajtim e vellazerim kombetar perpjekje humane per kthimin e vlerave morale qe shkaterroi kjo ideologji kriminale. Te merresh me enverizmin pa demaskuar Neronin e tij do te thote te rrahesh uje ne havan. Te mos i heqesh dekoratat antishqiptarit Enver Hoxha dhe te flasesh per ca mentalitete enveriste qe mund ti kete edhe ndonje viktime e paformuar e diktatures eshte njelloj si te vesh qerren para buajve. Natyrisht komunizmi nuk duhet identifikuar vetem me figuren e ketij sharlatani mizor. Nuk mund ti realizonte i vetem ai tere ato masakra te cilat bejne edhe sot te dridhet femija ne barkun e nenes. Por te flasesh vetem per ndikime pasoja apo mentalitete te trasheguara nga epoka e qoftelargut pa dashje synon te shuash luften kunder komunizmit dhe te barazosh ne pergjegjesiacute kriminelin me viktimen. Shkurt duket sikur tenton te tallesh me ata qe vuajten tmerre te patregueshme. Enver Hoxha mbetet simbol i ligesiacutese se zeze te diktatures me te ashper ne Lindjen komuniste. Si i tille ai duhet njohur ne thellesiacute te mallkohet me baza te perbuzet duke iu kujtuar hyneret. Te gjithe duhet te distancohen nga ai dhe sidomos nga metodat diabolike qe ky bukurosh shpirtkatran mbolli ne mijera xhelate te cilet moren me qafe Shqiperiacutene e pafajshme. Duhen zbuluar pra rrenjet e asaj poshtersie qe ngarkoi me urrejtje patologjike shqiptaret kunder shqiptareve. Duhen gjetur arsyet e thella te nevojes qe kishte ky perbindesh te percante te poshteronte dhe te zhdukte shtresat me fisnike te kombit. Duhet punuar cdo dite edhe kudo se perse ambicia kriminale per pushtet te pamerituar grabitja e padrejte e pasuriacuteve dhe urrejtja e paarsyeshme ndaj te pafajshmeve u bene burim i asaj percarjeje te madhe nga e cila po vuan edhe sot shoqeriacutea shqiptare. Enver Hoxha eshte frymezuesi i cinizmit i shpirtit kriminal i urretjes klasore i pabesise dhe i intriges vrastare me hipokrite buzagaze. Ai duhet stigmatizuar vazhdimisht si udheheqesiacute me antishqiptar dhe si ideatori i cdo makiavelizmi te ziacute si nje promete i erresires shpirterore dhe si nje Neron qe u vuri flaken tere bukurive morale te kombit dhe qe tentoi te shkaterronte konstitucionin paqesor europian te shqiptareve te ndershem. Dhe vetem nga ai ne trashegojme sot kete konfliktualitet absurd qe po maskohet gjoja idealisht prapa shenjterimit te vlerave te pakontestueshme te demokraciacutese.
Eumlshte e kuptueshme qe jo te gjithe shqiptaret u besuan perrallave vellavrasese te ketij xhelati te lindur. Jo te gjithe ata pranuar te konformoheshin me mentalitetin kriminal te kesaj kucedre. Jo te gjithe pranuan tia shisnin atij dhe bandes se tij shpirtin. Perkundrazi Edhe shume prej atyre qe duke qene te rinj e te paformuar u magjepsen nga genjeshtra e utopise komuniste iu kundervune asaj haptas me te dalluar synimet shkaterruese vecanerisht te ketij djalli me fytyre njeriu i cili pushkatoi pa faj e mizorisht edhe shoket e vet qe besuan se ai nuk mund te sundonte pa ndihmen e tyre. Kurse mijra e qindra mije te pafajshem qe provuan kalvarin e tmerrshem te parajses mashtruese te ketij demoni e urrejne dhe do ta urrejne brez pas brezi duke ua lene trashegim edhe pinjojve qe nuk e kane njohur. Kurse shoqeria shqiptare e detyruar me dajak ti thoshte derrit daje te turperohej duke percmuar padrejtesisht shtresat fisnike dhe duke hedhur gure edhe kunder apostujve te fese nuk do te pushoje se kujtuari me neveri dhe urrejtje kete satanaacute i cili tentoi te shkaterronte solidaritetin shpirteror gjithe virtytet e trasheguara te Shqiperise ne shekuj. Dhe eshte bileacute detyre e inteligjences shqiptare te vere ne dukje cdo dite e ne menyre sistematike se si edhe nje njeri qe shtiret si liberal human e si promete mund te jete misherim i ligesiacutese me te zeze shkaterrues dhe percares i madh i kombit. Sepse mjerisht ka endeacute njerez te paformuar mekatare te vegjel qe tirani i joshi me dinakerine e tij proverbiale apo qe i nenshtroi duke i bere bashkautore ne vepren e vet kriminale te cilet ndiejne sot nevojen ta njohin kete baba qe u sakatoi aq ligesisht shpirtrat. Ka shume te mashtruar qe lengojne nga ankthe te pakuptueshme njerez shpirtmire qe duan te vellazerohen edhe me ata kunder te cileve u detyruan te sillen jo miqesisht por qe i pengon sot figura e ketij satanai i cili po mbrohet ne nje mije forma te rafinuara si njeriacute i mire i dashur si udheheqes i madh qe gjoja nuk i dinte ligesite qe beheshin me porosiacute te tij e tj. Keta lloj mekataresh te denje per tu meshiruar e madje falur kane sot nevoje te dine kush ishte vertet Enver krimineli cqe ideologjia sadiste komuniste dhe perse ajo kishte interes ti percante shqiptaret duke u mbjelle ne shpirt urrejtje klasore. Keta hallexhinj te inkriminuar pa dashje nga nevoja e skizofrenit Enver Hoxha per ti bere shqiptaret fajtore ndaj njeri-tjetrit duket sikur i luten shoqeriacutese inteligjences gjithe politikes shqiptare ti shpetoje nga kthetrat e ketij ankthi e kesaj frike instinktive nga vetja qe Enver xhahili dhe banda e tij kriminale kaacutelli ne shpirtrat e tyre naive. Jo Antikomunizmi eshte dhe lypset te mbetet aktual nje nevoje urgjente e shoqerise per tu cliruar nga ky konfliktualitet artificial i cili po e pengon ate te ece perpara Se nuk mund te arrihet solidariteti i nevojshem demokratik pa antikomunizmin e mbajtur gjalle madje cdo dite Mjafton te kujtojme se sa libra shkruhen sot ne Gjermani kunder nazizmit edhe pse shoqeria atje eshte e mireinformuar per rrenjet e asaj ideologjie kriminale qe shkaktoi po aq te keqija sa ato te diktatures komuniste ne Shqiperiacute Prandaj te kerkosh sot referendum per diktatorin eshte nje perpjekje e demshme e cila edhe pa dashje do te ndihmonte sanksionimin e percarjes klasore dhe institucionalizimin e ketij konfliktualiteti absurd kaq regresiv

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›