Policia sekuestron droge dhe arme
Ne dy aksione te ndara, ne rajonin e Gjakoves dhe Mitrovices, Policia e Kosoves ka arritur te sekuestroje nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike dhe armesh te ndryshme. Lajmi u be i ditur nga policia ne nje konference per shtyp.
Pas disa dyshimeve eshte ndermarre nje aksion ne qytetin e Gjakoves, ku eshte gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e gjysme lende narkotike, e tipit heroine, dhe disa arme te kalibrave te ndryshem.Keshtu tha zyrtari per informim ne Policine e Kosoves Arber Beka, per te shtuar se per shkaqe sigurie gjate kontrollit ne dy lagje eshte bere dhe evakuimi i banoreve. Nderkaq, nje aksion tjeter, ne rajonin e Mitrovices, sipas zedhenesit Beka, ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e nje sasie te konsiderueshme armatimi.