Gjakove, kapen 1.5 kg heroine, 1 pistolete dhe 1 granate

Heroina e sekuestruar
Gjakovë, 14 mars, 9:50, NOA - Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Kosovës, pas informacioneve ka ndërmarrë një operacion bastisje në qytetin e Gjakovës
dhe në vendet e ngjarjes ka mundur të gjejë dhe konfiskuar si prova materiale rreth 1 kg e 500 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, një armë zjarri-revole 6.35 mm e tipit BLOW mini mod me 5 fishekë dhe një karikator si dhe një granatë dore.
Për shkaqe sigurie, në lokacionin ku është zbuluar granata e dorës, është bërë evakuimi i disa banorëve derisa nuk kishte arritur ekipi për deminim.
Sipas hetimeve paraprake dhe gjendjes faktike dyshohet se kjo sasi e drogës ka qenë e dedikuar për treg të brendshëm.
n.e/NOA