Beogradi shlyen borxhet serbë ndaj KEK-ut
Beograd - Zyrtarë të qeverisë serbe kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë një plan për shlyerjen e borxheve në UNMIK. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi përjashton çfarëdo ndërhyrje me prapavijë politike. Në anën tjetër zyrtarët e KEK ut janë të interesuar të inkasojnë borxhet për energjinë e shpenzuar, pavarësisht prej përkatësive etnike të konsumatorëve.
Sekretari i shtetit në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Oliver Ivanoviq ka bërë të ditur se zyrës së UNMIK ut dhe përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Kosovë do t'ua prezantojë një projekt të Qeverisë së Serbisë për shlyerjen e borxheve që serbët e Kosovës i kanë KEK-ut. Ivanoviçi e ka cilësuar këtë si një ndihmë humanitare për serbët e Kosovës. Qytetarët serbë të Kosovës nuk kanë paguar energjinë elektrike që prej pas luftës. Borxhi total i tyre ndaj KEK-ut ka arritur në 125 milionë euro.QIK