E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmerimi i OKB: Situata ne Afganistan do perkeqesohet shume

Uashington, 14 mars, 09:35, NOA – situata e sigurisë në Afganistan është tronditur javët e fundit dhe pritet të përkaqësohet akoma edhe më shumë gjatë këtij viti.

Alarmi është dhënë nga një raport i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila sheh si mjaft të domosdoshme shtimin e forcës së siguirisë në këtë vend për të mbajtur nën kontroll terrorizmin dhe lindjen e mundshme të konflikteve të vjetra.

Sipas vetë kreut të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në fjalën e tij para Këshillit të Sigurisë Afganistani mund të arrijë në një pikë kritike gjatë këtij viti.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›