E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shpall në kërkim dy autorët e tjerë të masakrimit të 32-vjeçarit

“E pranoj që kam kryer vrasjen. E bëra për të marr hak, sepse në vitin 1997 ai më la jetim, më vrau babanë”, kjo ka qenë deklarata që 18-vjeçari Miço Osmani ka dhënë para grupit hetimor pas prangosjes mbrëmjen e së shtunës. Burime nga policia e Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se 18-vjeçari Miço Osmani është vetëm njëri prej autorëve të masakrimit të 32-vjeçarit Leonard Hazizaj. Mësohet se ai ka pasur dhe dy bashkëpunëtorë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë R. Osmani dhe Sotir Hajdini, përkatësisht 16 dhe 18 vjeç. Deklarata e autorit lidhet me ngjarjen e marsit të vitit 1997, ku në lagjen “1 maji” të Fierit u vranë disa banorë të komunitetit rom, që jetonin në këtë zonë, mes tyre dhe Isuf Osmani, babai i 18-vjeçarit Miço Osmani.
Ndërkaq, mësohet se në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja, por ende nuk është gjetur arma e krimit. Ndërkaq, është sekuestruar dhe makina me të cilën udhëtonte 32-vjeçari Leonard Hazizaj, një makinë tip “Nissan”, me targa greke YPB 4776.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›