E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai u drejtohet grave

Mijëra gra janë mbledhur në qendër të Kabulit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Presidenti Hamid Karzai i është drejtuar masës së tubuar:

“Ne kemi bërë progres në vendin tonë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar , ne tani kemi rrugë më të mira, shkolla dhe spitale. Ne i jemi mirënjohës për këtë ndihmë botës, por ajo nuk ka arritur të sjellë sigurinë në vendit tonë. Pra, marrëdhëniet tona strategjike me Amerikën kanë një parakusht: të forcohet paqja në vendin tonë, në mënyrë që fqinjët tanë të ndjehen të sigurt, në mënyrë që gratë dhe fëmijët tanë të mund të jetojnë në paqe”, ka thënë Karzai.

8 Marsi sivjet ka kaluar në shenjë të 100-vjetorit të përpjekjeve të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›