E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e shqetësuar me situatën në Bosnjë

Pas takimit të djeshëm ndërmjet zëvendëssekretarit të Shtetit, Xhejms Stajnberg, dhe të dërguarit të BE-së për Ballkanin, Mirosllav Lajçak, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbesin të shqetësuara rreth ngecjes së formimit të qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se “kjo ngecje parandalon Bosnjën nga adresimi i çështjeve urgjente dhe nga realizimi i reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik”.

“Ne i kujtojmë të gjithë krerët e Bosnjë e Hercegovinës për domosdoshmërinë e formimit të koalicionit qeveritar me bazë të gjerë”.

“Ne mbështesim plotësisht nismën e Përfaqësuesit të Lartë, Incko, për të ndërmjetësuar ndërmjet partive politike, për t`i zgjidhur sa më shpejt çështjet e mbetura. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në këto bisedime konstruktive”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›