E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Tahiri vonohet për në Bruksel

Takimi i parë i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhej të fillonte të martën në orën 15:00 në Bruksel, sipas mediave kosovare është shtyrë për në mbrëmje, pasi delegacioni i Kosovës nuk kanë arritur në udhëtojnë me kohë.
 

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka arritur të udhëtojë mbrëmë për në Bruksel, ndërsa udhëtimin i saj është shtyrë për të martën, pasi Kuvendi i Kosovës të hënën mbrëma ka pasur debat rreth bisedimeve teknike me Beogradit, ku nuk solli rezolutën e propozuar nga Qeveria për këto bisedime me ndërmjetësim të BE-së.

Mësohet se Tahiri dhe delegacioni kosovar është nisur të martën në orën 12:00 për në Vjenë, e më pas për në Bruksel.

Sipas mediave kosovare takimi i parë i drejtpërdrejtë pritet të fillojë sonte, rreth orës 19:00.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›