E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia spanjolle i maltretoj tifozët e Manchesterit

Pas ndeshjes disa tfizoë anglezë kishin kritikuar në të madhe policinë spanjolle sipas të cilëve i ka maltretuar ata duke qenë e dhunshme ndaj tyre.

Akuzat e tyre tani kanë bazë pasi që janë publikuar video amatore ku shihet se si policia spanjolle ka qenë e dhunshme dhe aspak e sjellshme me mysafirët anglez. Edhe fëmijët të cilët ishin shikues në këtë ndeshje hasën në rezistencën dhe dhunën e policëve spanjoll.

Tifozët anglez deklarojnë se krejtë kjo sjellje e policëve është e pashpjegueshme nga ta pasi që ata kanë qenë të sjellshëm duke hyrë dhe duke dalur nga stadiumi. Këto inçizime janë paralajmëruar që do të rishikohen nga krerët e lartë të policisë spanjolle pas akuzave edhe në mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›