E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia thirrje qytetarëve: Shmangni dhunën

Policia e Tiranës ka deklaruar se ka marrë masa për ruajtjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e rendit e të qetësisë ndërsa i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë.
 

Në një deklaratë për shtyp policia e Tiranës ka theksuar se rreth orës 11.30, pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një grup personash kanë ushtruar dhunë ndaj strukturave të policisë, ku disa prej tyre janë të lënduar dhe një punonjës policie është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
 

Më tej policia bën me dije se rreth orës 11.00 të ditës së sotme, në segmentin rrugor Rrogozhinë - Kavajë, në afërsi të Urës së Drazhit, janë grumbulluar në një tubim rreth 200 persona, të cilët kanë bllokuar këtë segment rrugor.
 

Sipas policisë janë marrë masat për ruatjen e rendit dhe të qetësisë publike, ku deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›