E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Riçard Llugar humbet vendin e tij në Senat

Senatori republikan, Riçard Llugar, ka humbur në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në shtetin Indiana kundër rivalit nga lëvizja Tea Party, Riçard Murdok, duke e përfunduar kështu punën e tij pothuajse prej katër dekadash në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Llugar është republikani me ndikim të madh në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat. Gjatë karrierës së tij politike ai është angazhuar për moszgjerimin bërthamor.
Në vitin 1991, ai dhe senatori demokrat, Sam Nun, ishin përgjegjës për miratimin e marrëveshjes me të cilën u siguruan fonde për sigurimin e shkatërrimit të armatimit për shkatërrim në masë në shtetet që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik.
Projekti i tyre i njohur si “Programi për Bashkëpunim në Reduktimin e Kërcënimit” rezultoi me deaktivizimin e më se 7500 kokë atomike, që dikur ishin të drejtuara kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›