E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, paradë ushtarake për 9 Majin

Rusia dhe vendet e tjera që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik, sot shënojnë 67- vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me parada dhe festime.

Në Rusi, 9 Maji është shënuar me një paradë masive ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Parada është udhëhequr nga ministri i mbrojtjes, Anatoli Serdjukov dhe gjenerali, Valeri Gerasimov.

Në mesin e zyrtarëve të lartë ishin të pranishëm edhe presidenti Vlladimir Putin dhe kryeministri Dimitri Medvedev.

Me këtë rast, Putini tha se “pranimi strikt i normave ndërkombëtare dhe respekti për sovranitet shtetëror dhe zgjedha e pavarur i secilit shtet” është çështje madhore në evitimin e tragjedive, siç janë luftërat.

Në paradë janë parë shumë makina ushtarake dhe armatim, përfshirë edhe raketat balistike të tipit Topol-M dhe sistemi i avancuar për mbrojtje S-400.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›