E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia u angazhua ne menyre heroike per te marre persiper nje kryeqytet te braktisur nga kryetari ne panik

23-11-2010 / Gazeta 55

Kaosi ne trafik dhe permbytja e kryeqytetit reagon ministri i Brendshem Lulzim Basha

Ministri i Brendshem Lulzim Basha fajesoi drejtperdrejt Bashkine e Tiranes si pergjegjese per kaosin e djeshem te trafikut ne rruget e kryeqytetit si dhe permbytjen e lagjeve te tera.
Duke shprehur indinjate te thelle per tmerret dhe panikun qe perjetuan qytetaret Basha tha se institucioni vendor i kryeqytetit ska siguruar alternativen e trafikut pas bllokimit disa mujor te qendres se Tiranes si dhe nisja e punimeve aty pa nje plan te mirefillte se si do menaxhohej levizja e automjeteve. Gjithashtu Basha fajeson Ramen kur thote se per vite me radhe ka mbajtur peng projektet per ndertimin e infrastruktures se nendheshme.
Jemi te gjithe deshmitare te nje kaosi qe ka mberthyer Tiranen i cili vazhdon edhe ne kete moment qe flasim ndonese si rezultat i punes se policise shpresojme qe brenda nje kohe jo fort te gjate trafiku te normalizohet ne te gjithe akset kryesore. Jemi deshmitare te gjithe ketu ne kete qytet se ky kaos i sotem eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keq-menaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames. Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo. Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera u shpreh Basha.
Ministri i Brendshem akuzoi gjithashtu bashkine e Tiranes dhe kryetarin e saj Edi Rama per permbytjen e zonave te tera te qytetit ndersa i kerkoi atij te mos shmange pergjegjesite nga kjo katastrofe qe i shkaktoi kryeqytetit.
Ka pasur permbytje ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen apo tejkalojne ato te fillim-vitit ne Shkoder. Policia ka pasur nje mobilizim total. Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten. Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj deklaroi me tej ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ska medyshje se pergjegjesia kryesore per katandisjen e kryeqytetit ne gjendje te mjerueshme eshte e vete Edi Rames dhe ndjekesve te tij te cilet realisht se kane mendjen per pune por per fryrjen e interesave personale si dhe perligjjen e shkeljes se ligjit nga mjaft firma ndertimi te cilat me ndertimet e tyre jo vetem kane coroditur sistemin e kanalizimeve por njeherazi rrezikojne ta kthejne qytetin e Tiranes ne nje kenete.
Per keto dhe shume te tjera Edi Rama duhet te mbaje pergjegjesi te vecanta sa me pare ose ne te kundert duhet te gjeje rrugen e duhur para dites se gjykimit nga qytetaret.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›