Policia u bën thirrje protestuesve: Bllokimi i rrugëve dënohet me 3 vite burg

Policia e Elbasanit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga rruga, pasi kjo e fundit vijon prej një ore të jetë e bllokuar.
Deputetet e PD-së dhe simpatizantë e opozitës kanë bllokuar rrethrrotullimet e Bradasheshit në Elbasan, policia është duke u bërë thirrje me megafon për të mos penguar lëvizjen e mjeteve, pasi përbën vepër penale.
RTSH bënë të ditur se policia i kërkon shpërndarjen dhe lirimin e menjëhershëm nga rrethrrotullimi, në rast të kundërt ndaj tyre do të merren masa, deklaroi një nga drejtuesit e policisë së Elbbasanit.
“Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit bën thirrje: Bllokimi i rrugës është vepër penale, pengimi i qarkullimit të automjeteve. Neni 283 i Kodit Penal, dënohet deri në tre vite burg. Ju lutemi, hapeni rrugën. Policia e Shtetit ju bën thirrje, mos pengoni qarkullimin e automjeteve. Është vepër penale e dënueshme”, dëgjohet të thotë ai,
Por thirrja e policisë vetëm sa ka acaruar qytetarët, të cilët i janë kthyer me thirrjet “Ik, ik, ik”, apo “Kemi marrë leje”.
Kjo detyroi policinë që edhe njëherë të përsëriste thirrjen: “Veprimet tuaja janë të dënueshme. Neni 283 i Kodit Penal, po ju paralajmëroj për herë të fundit”
/rtsh.al/