E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kavajë- Vodhi automjetin “Range Rover” nga servisi, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Kavajës pasi vodhi një automjet tip “Range Rover” në një servis.

32-vjeçari ka precedent për të njëjtin krim. Një ditë më parë, Policia mori kallëzim nga pronari i servisit për vjedhjen e automjetit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftim.

Blutë e Kavajës kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit dhe kanë sekuestruar gjithashtu edhe 2 celularë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›