SPAK merr të pandehur për shpërdorim detyre kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduart Duro

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetarin socialist të bashkisë së Devollit, Eduart Duro.
Bëhet me dije se Duro akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me licencën e një biznesi, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtimi pa leje. Atij i është komunikuar akuza nga SPAK pak ditë më parë.
Bashkia e Devollit ka reaguar duke pretenduar se procedura është kryer komfor ligjit.
“Autorizimi është bërë nga Drejtoria e Tatim Taksave, komfor ligjit. Në këtë rast, nga ana e kryetarit të bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi, duke plotësuar detyrën në kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër është bërë denoncim se ky dokument nuk duhej t’i jepej subjektit, por në këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit”, thuhet në reagim.
Ky është mandati i dytë i Duros në krye të Bashkisë së Devollit.
/rtsh.al/