E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia vret truprojën e Jay Z. e Beyonce

Policia vret truprojën e Jay Z. e Beyonce Policia amerikane qëlloi për vdekje truprojën që ishte kujdesur për disa vite me radhë për sigurinë e Jay Z., Beyonce dhe së fundmi vajzës së tyre Blue Ivy.

Norman Oosterbroek, 208 centimetra i gjatë dhe 140 kilogramë i shëndoshë kishte hyrë nudo në një vilë në Majemi, pasi kishte shpërthyer derën e saj.

E lajmëruar nga pronari i frikësuar i shtëpisë, policia kishte mbërritur dhe kishte qëlluar për vdekje 43-vjeçarin.

Aktualisht, nuk është ende e qartë se përse truproja kishte dhunuar një pronë private.

Dyshimet e para bien mbi mundësinë që ai të ishte nën efektin e substancave narkotike, ndërsa për momentin përjashtohet pista e grabitje.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›