Policia zbulon arsenal armesh e municionesh ne Fllake
Policia e Durrës ka sekuestruar 4 automatikë, silenciatorë, një armë gjahu si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh, gjatë kontrollit që ka kryer të djelën në ambjentet e një kompleksi blektoral në fshatin Fllakë.
Rudin Taullai dhe Indrit Mancaku, pronarët e kompleksit por edhe të një linje të autobusëve urbanë në Durrës, janë shpallur në kërkim për arsenalin e sekuestruar.
Taullai, rezulton i përfolur më parë në dëshminë e të penduarit të bandës së Durrësit, si person që ka strehuar eksponentë të rrezikshëm të kësaj bande.
Burimet policore thanë se kontrolli në kompleksin blektoral u krye në bazë të informacioneve q garantonin praninë e armëve pa leje
Dy automatikët model 56, si dhe automatikët PMSH dhe Skorpions, të cilat përdoren kryesisht nga vrasës me pagesë, arma e gjahut, fishekët dhe gëzhojat e gjetura u dërguan për ekspertizë në laboratorin qëndror të kriminalistikës për të zbuluar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.