Myftiu i Lushnjës: Më vranë vjehrrin në xhami, mesazhi ishte për mua
LUSHNJE-Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, 24 orë pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shemsi Muçës në ambientet e xhamisë së Dushkut, fshat në të cilin jeton dhe myftiu, flet për News24 për të sqaruar disa nga rrethanat e ngjarjes.
“Jemi vrarë dy herë, një herë si besimtarë dhe një here si institucion. Falenderojmë policinë për punën e bërë. Viktima ishte vjehrri im, por mesazhi ishte për mua si qytetar, si besimtar dhe si myfti. Kështu lexohet mesazhi për shkak se autori u fsheh për 24 orë dhe se autori ka ardhur nga Greqia dhe ka kryer vrasjen pak para Namazit të mesëm ndërkohë që nuk ka qenë frekuentues i xhamisë dhe të gjitha këto fakte do t’i raportoj në polici dhe prokurori. Vjehrri im ishte viktima, por mund të isha dhe unë viktima”, ka thënë Boriçi para kamerave”.
Dy ditë më parë Shemsi Muça 86 vjeç është gjendur i vrarë në ambientet e xhamisë se fshatit Dushk me thikë ne fyt dhe brenda 24 orësh, policia arriti të zbulojë autorin e vrasjes.
(d.b/AgronLlupi/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vrasja në xhami, dëshmitari: E pashë skenën, viktimën e kishte zhveshur Vrau në xhami 86-vjeçarin, autori: Plaku s’ishte besimtar, e thera në fyt