Egjipt, Gjykata e Apelit liron ish-presidentin Mubarak
KAJRO-Një gjykatë egjiptiane urdhëroi sot lirimin e ish-presidentit të vendit Hosni Mubarak lidhur me akuzën e vrasjes së protestuesve gjatë revoltë së vitit 2011 që e rrëzoi atë nga pushteti. Por Mubarak do të vazhdojë të qëndrojë në burgim në pritje të hetimit mbi akuzat për korrupsion dhe abuzim me pushtetin dhe fondet shtetërore.
Gjykata e Apelit në Kajro urdhëroi lirimin e tij pas skadimit të afatit maksimal të prej dy vjetësh të qëndrimit në burg. Qershorin e kaluar, Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për mos mbrojtjen e protestuesve paqësorë gjatë revolucionit të janarit 2011.
Por në janar të këtij viti, Mubarak fitoi mundësinë e rigjykimit për shkak të parregullsive në procesin fillestar. Gjykatësi I rigjykimit të tij vendosi të shtunën tja dërgojë çështjen Gjykatës së Apelit. Që nga burgosja e tij në prill të 2011, ish presidenti është shvendosur disa herë në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
(d.b/BalkanWeb)