Greqi, Samaras: Do dalim nga kriza e do mbetemi në euro
Trojka ka dhënë “dritën jeshile” për disbursimin e këstit të kredisë për Greqinë me vlerë 2,8 miliardë euro, në këmbim të kushteve shumë të ashpra që zotohet të plotësojë Athina.
“Hapat që bënë autoritetet greke dëshmojnë se afatet e dhëna do të plotësohen së shpejti dhe kështu dusbursimi i 2,8 miliardë eurove, mund të dakordohet nga shtetet anëtare të eurozonës”, njoftoi Trojka.
Në një mesazh drejtuar popullit, kryeministri grek Antonis Samaras bëri të ditur zyrtarisht se deri në fund të vitit 2014 do të hiqen nga puna 15 000 nëpunës civilë.
Bëhet e ditur se në serinë e largimeve do të përfshihen nëpunësit e administratës që nuk paraqiten në vendin e punës por që paguhen, ata që nuk ofrojnë dot për arsye shëndetësore dhe se do të ketë stimuj për daljen në pension vullnetarisht të nëpunësve të tjerë.
“Ne bëmë ristrukturimin e borxhit më të madh në histori”, tha kryeministri Samaras dhe shtoi se këtë vit synohet të arrihen tepricat primare. Me optimizëm ai siguroi se “depozitat në Greqi janë të garantuara”.
Kryeministri theksoi se “qëllimi ynë mbetet qëndrimi në euro, ndërsa premtoi se në qershor qeveria do të konsiderojë uljen e taksave e tatimeve. “Nuk do të luftojmë më mbi rrënoja, por tani do të ndërtojmë Greqinë që meritojmë”, përfundoi Samaras.