E Diel, 1 Nëntor 2026

Termitet hëngrën dhjetë milionë rupi në bankë

Policia e Indisë njoftoi se termitet hëngrën kartëmonedha në vlerë prej 10 milionë rupi (222.000 dollarë), të cilat gjendeshin në një kasafortë të çeliktë në bankën e qytetit Barabanka, në shtetin perëndimor Uttar Pradesh të Indisë.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve AP, dëmin të cilën e shkaktuan termitet e zbuloi të mërkurën drejtori i bankës kur e hapi kasafortën në ndërtesën e vjetër të bankës.

“Policia ka filluar hetimet për të vërtetuar se si termitet sulmuan grumbullin e kartëmonedhave të ruajtura në kasafortën e çeliktë”, tha përfaqësuesi i policisë indiane, duke shtuar se në të kaluarën termitet kanë “asgjësuar” edhe inventarin dhe dokumentet e bankës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›