Rama inspekton punimet Sheshi histori e zhvillimit urban evropian

Edi Rama kandidati dhe kryetari aktual i Bashkise se Tiranes ka inspektuar punimet nentokesore tek sheshi Skenderbej. Kryebashkiaku eshte shprehur se do te kemi per here te pare nje sistemim teresisht modern infrastrukturor ne nje hapesire publike.
Ky eshte nje projekt kompleks spektakolar dhe eshte shume i veshtire. shte i pari i ketij lloji ne vendin tone. Ky shesh nuk ka me nje orientim nga tribuna nga udheheqja apo e te pushtetshmit por ka nje orientim drejte pikes qendrore te tij duke vendosur qytetarin ne qender. Sheshi do jete hapesire e gjitha ne dispozicion te qytetareve tha kryetari i Bashkise se kryeqytetit.
Rama u shpreh se punet kane hasur veshtiresi te shumta pasi nuk eshte ndalur teresisht qarkullimi i automjeteve ne qender. Meriten e ketij projekti madheshtor e ndajme me qytetaret qe kane pranuar te levizin me me veshtiresi kete periudhe kohe tha kryebashkiaku shtuar se ka dhe veshtiresi artificiale.
Ai gjithashtu u shpreh se puna nuk eshte e dukshme per syrin e qytetarit per arsyen se jane te nendheshme duke premtuar se do ta ktheje sheshin Skenderbej me terheqesin ne rajon dhe do te hyje ne historine e zhvillimit urban evropian.