E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bime Flas per pune jo per deshirat e LSI apo PD

Flamur Bime kandidon per nje mandat te trete ne krye te bashkise se Gjirokastres duke bazuar fushaten e tij tek qyteti turistik dhe karakteristik. Ai shpjegon se keto vite nuk ka pasur asnje mbeshtetje nga ana e qeverise por serish qyteti ka mundur qe te mbijetoje me se miri. Ne kete interviste per Shekullin Bime tregon projektet e tij per qytetin.

Zoti Bime ju kandidoni per bashkine Gjirokaster perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Rikandidimin tim e kane kerkuar nje numer mjaft i madh i qytetareve intelektualeve gazetareve komunitetit etj te cilet deshirojne qe te shohin te realizuar gjithe projektin e punet e medha te Gjirokastres se transformuar dhe europiane. Ky rikandidim eshte produkt i vullnetit politik te forces politike qe perfaqesoj dhe deshires se zjarrte te dhjetera e qindra qytetareve gjirokastrite te rinjve e te rejave intelektualeve pedagogeve e akademikeve te qytetit tim per te vijuar bashkerisht punet e medha per Gjirokastren tone.

Bashkerisht me komunitetin grupet e interesit banoret e lagjeve ore per ore dite per dite ne cdo sokak e rrugice me zemer e dashuri te thelle per njeriun ne realizuam Ringritjen e Vlerave te Gjirokastres sone. Ishin ata e vetem ata anete nenat vajzat te rinjte e te rejat mjeshterit duararte qytetaret fisnike te Gjirokastres sone qe frymezuan motivuan dhe mbeshteten punet e medha ndertimore transformimin dhe zhvillimin e vrullshem te qytetit.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Une di vetem punet dhe problemet e qytetareve te Gjirokastres per te cilet punoj 24 ore cdo dite te javes e te muajit. Une ne fushate flas per punet dhe jo per deshirat e LSI-se apo te PD-se qe kane nje kandidat te perbashket. Kam avantazh se kam folur cdo ore e dite te vitit jo me fjale por me pune. Fushata bazohet vetem tek puna. Po perurojme investimet e nisura kete vit e qe jane rreth 60 objekte ne cdo cep te qytetit dhe po prezantojme rreth 70 projekte te reja per vitin 2011.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Kater jane kolonat e programit per vitet ne vijim Qytet i kujdesit social per njeriun e thjeshte Turizem si prioritet te zhvillimit ekonomik Infrastrukture moderne - gjelberim per standard jetese e sherbime bashkekohore dhe Bashki e hapur per qytetaret. Kemi nje program ambicioz qe synon te pershpejtoje me ritem dinamik transformimin e qytetit ne nje kryeqender turistike e kulturore te jugut te vendit si dhe nje qytet me tendence europiane zhvillimi.

Gjirokastra eshte qytet Pasuri e Trashegimise Kulturore Boterore ne UNESCO si e tille edhe Logo e Krenari Kombetare. Por per qeverine shqiptare Gjirokastra eshte e braktisura dhe e harruara e madhe e qeverise Berisha - Meta. Nese kjo qeveri dhe z.Meta do te benin me pak korrupsion ne Gjirokaster do te kishim me shume investime ne kete lemi per te cilen kemi pasur e kemi aq shume nevoje.

Gjirokastra ka nje varg problemesh qe do te duhej te kishin vemendjen e Ministrise se Kultures dhe te krejt ministrive te qeverise shqiptare. Gjirokastra ka percaktuar tani destinacionin e saj - zhvillimin e vrullshem te turizmit si nje nga prioritetet kryesore te zhvillimit ekonomik te qytetit.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Nje Gjirokaster Europiane me standarde dhe parametra te verifikueshem bashkekohore.

fare u premtoni biznesmeneve

Ashtu si deri tani ne do te kemi ate partneritet e bashkepunim te shkelqyer ne dobi dhe interes te puneve te medha per Ringritjen e Gjirokastres. Se bashku me dhomen e Tregtise dhe komunitetin e biznesit ne kemi realizuar Panaire te prodhimeve artizanatit etjetj. Sebashku kemi realizuar aktivitete kombetare e nderkombetare dhe une u jam mirenjohes.

Komunitetit te biznesit ashtu si deri sot une u them se dera e bashkise eshte e hapur cdo sekonde per ta ata jane pjese e rendesishme e hartimit te politikave ekonomike jane pjese e strategjise se zhvillimit te qytetit dhe sherbimi ndaj tyre ka qene dhe do te jete perfekt. Biznesi ne Gjirokaster ka nje fole te ngrohte per tu kultivuar rritur e zhvilluar.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Ne e kemi ndare qytetin ne kater zona ABCD me synimin per te mbeshtetur e ndihmuar sa te jete e mundur qytetarin por edhe per te reflektuar realitetin e zhvillimeve ekonomike. Zona A e Pazarit Karakteristik i ka te gjitha taksat e tarifat e bashkise ne nivelin 0 me synimin per ti dhene impuls e perkrahje biznesit turistik. Zonat e tjera kane nje pershkallezim ne baze te fuqise blerese e pozicioneve te vendosjes se tregut.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Te gjitha investimet ne qytet realizohen me te ardhurat e bashkise Gjirokaster pasi ne jemi penalizuar nga politikat diskriminuese te ndarjes se buxhetit e te fondeve nga qeveria shqiptare. Do te duhej qe Gjirokastra si qytet Pasuri e Trashegimise Boterore ne UNESCO te kishte nje status preferencial me buxhet te vecante me grande e vemendje mjaft te madhe.

Por ka ndodhur e kunderta jo vetem qe qeveria e ka harruar Gjirokastren por edhe kompetencat e decentralizimit te pushtetit ajo nuk po i jep. Gjithsesi ne po punojme me projekte lobim dhe donatoret vendas e te huaj te mbushim sadopak gjithe ate boshllek qe pushteti Berisha - Meta e penalizon Gjirokastren me synimin per te realizuar detyrat e objektivat tona. shte per te ardhur keq por ky eshte realiteti i sotem.

Cili eshte plani juaj per mbrojtjen e trashegimise kulturore/arkitekturore

Gjirokastra ashtu sic eshte ndertuar prej shqiptarevevit pas viti me dashuri e pasion te vecante ashtu edhe do te kete fatin e ringritjes se madhe te saj vetem dhe vetem nga shqiptaret. Natyrisht edhe me ekspertize e mbeshtetje nderkombetare. Po ne kemi fatin e keq se qeverisemi nga nje mazhorance qe as e njeh as e vlereson dhe as e do zhvillimin e gjirokastres sa per shkaqe politike aq edhe te njohjes e interesimit. Gjirokastra nuk do fjale.

Qytetaret e saj jane te mencur. Gjirokastra do investime status special si qytet Pasuri e Trashegimise Boterore ne UNESCO dhe shume e shume me teper vemendje nga shteti. Perpos mungeses totale te investimeve ne Gjirokaster ka probleme mjaft te medha qe kerkojne zgjidhje nga qeverisja Ne kemi hartuar nje pakete me amendamentet perkatese ligjore per te permiresuar Ligjin e Trashegimise Kulturore ne funksion edhe te problemeve qe ka Gjirokastra.

Ne ne cdo kohe nuk do te lejojme dhe do te denoncojme gjithe ndertimet pa leje do te bashkepunojme me MTKRS me qellim qe kjo ministri ta beje sa me mire punen e saj ne Gjirokaster e jo si deri tani qe e ka harruar thuajse krejt Gjirokastren. Qytetaret dhe opinioni i mirinformuar e dine mire se zgjidhja e konflikteve pronesore dhe ligjit te trashegimise jane detyre ekskluzive dhe vetem ekskluzive e MTKRS dhe Institucioneve qe jane vartesi te saj. Duhet te marre fund mjegullnaja dhe dezinformimi i qellimshem per tia kaluar kete pergjegjesi pushtetit vendor. MTKRS duhet ti dale zot puneve dhe detyrave te saj institucionale sipas ligjit te trashegimise kulturore.

Si do te mbroni karakteristikat e vecanta te qytetit tuaj

Duke mos lejuar asnje demtim shkelje ligjore dhe abuzim me cdo monument kulture me cdo rruge e rrugice me cdo mjedis tradicional. Ne kemi qene dhe jemi te kujdesshem ne kete drejtim. Ajo qe mungon eshte MTKRS dhe qeveria shqiptare. Do te luftojme te sjellim investime ne Gjirokaster dhe te zbutim kryenecesine e qeverise Berisha - Meta ndaj Gjirokastres.

fare plani do te kete bashkia juaj per te ndihmuar bizneset tradicionale te qytetit

Te gjitha institucionet bashkiake jane ne Pazarin Karakteristik te gjithe aktivitetet e promocionet realizohen ne Pazarin Karakteristik me nje synim te perbashket rivitalizimin e saj. Ne vijojme te kembengulim qe edhe Fakulteti ekonomik te ndertohet ne Pazarin karakteristik qe qyteti ekonomia biznesi e turizmi te zhvillohen shendetshem e te rimarrin gjallerine e duhur. Sa per taksat tarifat e lehtesirat e tjera per biznesin ne kete zone u pergjigja me lart.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›