Politekniku, kuotat e reja per kete vit

Universiteti Politeknik propozon nje numer me te larte kuotash per vitin akademik 2008-2009. Keshtu, nga rreth 1100 kuota qe ka propozuar ish-rektori Perparim Hoxha, titullari i ri i ketij universiteti, Jorgaq Kacani, ka propozuar plot 1353. Nga keto, 1244 kuota jane propozuar per studentet brenda kufijve te vendit, 69 per studentet e trojeve dhe 40 per edukimin ne distance.
Kuotat
Per deget e 6 fakulteteve, Ministrise se Arsimit dhe Shkences i eshte kerkuar qe te miratoje gjithsej 1244 kuota per studentet shqiptare, ne sistemin me kohe te plote. Keshtu, vetem per Fakultetin e Inxhinierise Elektrike kerkohen 144 kuota. Ato jane te shperndara ne deget e Inxhinierise elektrike drejtimi “Automatizim i industrise”, per deget e Inxhinierise elektrike, drejtimi energjetik dhe inxhinierine mekatronike. Me shume kuota jane kerkuar per fakultetin e Inxhinierise Mekanike. Sipas propozimit te bere nga rektori Kacani, per inxhinierine mekanike kerkohen 150 kuota, per degen e tekstil-modes 60 kuota dhe per degen e metalurgjise materiale, 60 kuota te tjera. Per sa i perket Teknologjise se Informacionit, rektorati i Universitetit Politeknik kerkon qe te miratohen 90 kuota gjithsej per tre deget: Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike dhe Inxhinieri Telekomunikacioni. Maturantet, qe duan te behen pjese e ketij fakulteti, duket se sivjet do te kene me shume shanse per ta realizuar nje gje te tille. Kjo, nese do te plotesohet kerkesa e rektorit te UPT, Kacani. Ky i fundit ka kerkuar 150 kuota per degen Inxhinieri Ndertimi dhe 100 te tjera per degen e Arkitektures. Gjithashtu, ai ka propozuar qe ne degen e Inxhinierise se Hidroteknikes te pranohen 80 studente, ne gjeodezi 60 dhe ne inxhinierine e mjedisit 50 studente te tjere. Nga ana tjeter, ne Fakultetin e Gjeologji-Minierave, universiteti ka propozuar qe te pranohen 180 studente, te ndare keto ne tre deget: Inxhinieri gjeoburimesh, inxhinieri gjeoinformatike dhe ne shkencat e tokes.
Pedagoget
Rektori i Universitetit Politeknik shprehet se eshte parashikuar nje numer minimal dhe nje tjeter maksimal per staf pedagogjik shtese. Keshtu, minimalisht kerkohen 50 pedagoge dhe maksimalisht kjo shifer mund te arrije ne 80, duke perfshire ketu edhe dy institutet, qe jane bere pjese e ketij universiteti. Per sa u perket koeficienteve, ai nuk duket aspak dakord qe te vihet koeficient unik, pra i njejte per te gjitha shkollat. Sipas tij, nje gje e tille do te perbente diskriminim. Pra, qe te behesh pjese e degeve te ndryshme, duhet patjeter qe te kete koeficiente te ndryshem per shkolla te ndryshme, ne menyre qe te gjithe maturantet te vleresohen per aq dije sa kane marre dhe ne perputhje me karakterin e deges ku duan te studiojne. Duket se rektori i sapozgjedhur ka dashur t’u jape shansin sa me shume te rinjve qe te behen pjese e degeve te ketij universiteti, sigurisht qe te nje niveli jo te dobet. Ka qene kjo arsyeja pse ai ka propozuar futjen e mesatares per lende te caktuara ne dege te caktuara te Politeknikut.