E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe ne Kosove, kunder Anglia dhe SHBA

Minoritaret serbe te Kosoves nuk duhet te votojne ne zgjedhjet e Serbise. Ne takimin e fundit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, perfaqesuesit e SHBA-ve dhe Britanise se Madhe kane kundershtuar kerkesen e Presidentit serb qe zgjedhjet serbe te mbahen edhe ne territorin e Kosoves. Reagimi erdhi pasi ne mbledhje, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, kerkoi qe zgjedhjet e 11 majit ne Serbi te mbahen edhe ne Kosove. Por propozimi hasi ne kundershtimin e ambasadoreve te Shteteve te Bashkuara dhe Britanise se Madhe, Zalmay Khalilzad dhe John Sauers. Qendrimet tashme te njohura te vendeve ne Keshillin e Sigurimit nuk u perafruan, nderkaq ne disa vleresime te ambasadoreve nga vendet perendimore pavaresia e Kosoves u tha se u deshmua si nje hap qe do te kontribuoje ne stabilitetin dhe paqen afatgjate ne rajon.

DEBATI

Ne seancen e mbyllur, e cila u zhvillua deri ne mbremje vone, Keshilli i Sigurimit shqyrtoi raportin tremujor te Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Moon mbi zhvillimet ne Kosove. Ate e prezantoi shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. KS degjoi dhe fjalen e Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci dhe me pas diskutimet e vendeve anetare. Ceshtja qe serish ndau vendet e Perendimit me Rusine ishin zgjedhjet serbe, nese mbajtja e tyre ne Kosove ishte jolegale, sic thane perendimoret bashke me kryeadministratorin Ruecker dhe Kryeministrin Thaci, apo te ligjshme sipas ambasadorit te Rusise dhe presidentit serb Tadic. "Ne mendojme se zgjedhjet nuk duhet te mbahen dhe ato do te jene te paligjshme, sic e tha edhe perfaqesuesi i Kombeve te Bashkuara", tha ambasadori amerikan, Zalmai Khalilzad, duke shtuar se nje gje te tille ia kishte thene edhe presidentit serb.

Edhe ambasadori i Britanise se Madhe, John Sauers, gjithashtu ishte kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove, duke kerkuar nga Beogradi qe ta nderroje nje vendim te tille. Ne kete pike, eshte rikthyer nderhyrja tipike ruse. Ambasadori i Rusise, Vitalij Curkin, tha se Moska mendonte se zgjedhjet serbe, parlamentare dhe lokale duhet te mbaheshin ne Kosove. Ne kete pike ka folur shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Ai tha se mbajtja e zgjedhjeve lokale ne Kosove do te ishte ne kundershtim dhe shkelje e Rezolutes 1244.

Sakaq, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pasi ishte pyetur ne mbledhjen e KS rreth zgjedhjeve parlamentare serbe, ka deklaruar se Qeveria e Kosoves respektonte dyshtetesine per serbet. Por ai sqaroi se ishte kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale, duke i konsideruar ato jo legjitime dhe ne kundershtim me dokumentet nderkombetare mbi Kosoven. Thaci siguroi se Kosova deshiron fqinjesi te mire me Serbine, duke shtuar se “te dy vendet kane nevoje urgjente te bashkepunojne ne shume ceshtje praktike te interesit te perbashket”. Ndersa i kujtoi serbeve: “Perderisa Beogradi nuk e njeh pavaresine e Kosoves, ata kurre nuk mund te jene pjese e NATO-s dhe e BE-se”.

Provokimi me zgjedhjet

Ambasadori amerikan, Khalilzad, u tha gazetareve se zgjedhjet serbe do te ishin "te padobishme" dhe "ilegale". "Kjo eshte e papranueshme", i tha Keshillit, ambasadori amerikan. "Perpjekjet e Presidentit Tadic per t'i mbajtur keto zgjedhje lokale jane provokim dhe une bej thirrje qe te mos vazhdohet me to", ka shtuar Khalilzad.

Rusia kerkon te “argumentoje” zgjedhjet

Perpjekje per argumentim te zgjedhjeve serbe ne Kosove, ka bere ne Nju Jork, ambasadori i Rusise, Vitali Curkin. Ai ka mbeshtetur kerkesen e Beogradit per mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosove. "Ne besojme se serbet kane cdo te drejte qe t'i mbajne zgjedhjet e tyre parlamentare dhe lokale atje ku ata mendojne se duhen mbajtur", deklaroi Curkin. Ai u perball dhe me kundershtine e forte te ambasadorit britanik, Sauers. “Zgjedhjet, sidomos ato ne baza etnike, do te ishin percarese dhe te padobishme. Ne presim qe Serbia ta terheqe vendimin e saj per t'i mbajtur keto zgjedhje mbi baza etnike brenda territorit te Kosoves", tha Sauers.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›