E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sacmave, pergjigje me te njejten monedhe"

Porta e shtepise se Piktorit te Popullit, Sali Shijaku, ka qene thuajse pergjate gjithe dites se djeshme e hapur per vizita. Hera-heres i revoltuar dhe te tjera here me pak, Shijaku ngurron te flase per ate qe ka ndodhur e, megjithate, s’mund te mos tregoje se fshataret qe e kane vizituar jane po aq te revoltuar sa edhe ai vet. Na tregon se ata kane ndermend te mos e tolerojne me kete rrezik te madh qe ju kanoset prej vitesh tanime. Shijaku shprehet se, “ne rast se nuk ka shtet, ne do te pergjigjemi me te njejten monedhe”. Dhe ky eshte mendimi i te gjithe fshatareve te asaj zone, te cilet duan dhe do t’i mbrojne femijet e tyre prej ketij kercenimi. Ata shprehimisht kane thene ne shtepine e piktorit se qendrimi i tyre eshte: “Do shtini ju, do shtiem edhe ne, se duhet te mbrojme kalamajte”.

Z. Shijaku, si jeni me shendet dhe c’thone mjeket a po kujdesen per plagen?

Jam pak me mire dhe mjeku qe po me mjekon thote se nuk ka probleme shume te renda. Ka ardhur mjeku ne shtepi, se nuk kemi deshire te shkojme edhe neper spitale. Rreziku tani kaloi, por per pak kam shpetuar pa u demtuar. Por une nuk kam shume deshire qe kjo histori te vazhdoje.

Ju kane vizituar shume njerez sot?

Kane qene pervec miqve te mi edhe shume fshatare te zones, qe me kane pare dhe disa prej tyre, qe qene ketu, treguan shenjat qe kane marre nga te goditurat e sacmave. Por nuk ka shume rendesi se kush me ka vizituar mua. Rendesi ka fakti se nga pjateli thone se nuk vijne sacmat ketej, deri ne fshat apo te shtepia jone dhe sacmat jo vetem qe vijne po jane edhe me bresheri. Me e keqja e te gjithave tani eshte se po hapet nje konflikt i madh, pasi aty ka femije qe kalojne shume prane per te shkuar ne shkolle dhe jane gjithnje brenda kesaj rrezeje. Po per momentin dime vetem nje gje, pjateli eshte bllokuar per pak.

Po reagimet e fshatareve qe ju kane vizituar, cilat kane qene sot?

Po, thane qe, nese shteti nuk nderhyn qe ta zgjidhe kete problem, do te pergjigjemi me te njejten monedhe. Pra, do shtini ju, do shtiem edhe ne, se duhet te mbrojme kalamajte. Ketu do te kete nje konflikt te madh, ndaj edhe duhet te nderhyje shteti. Sepse pjateli nuk behet mes fshatit, po ose ne det, ose ne mal.

Po, nga shteti ka pasur reagime sot, ju ka vizituar ndokush nga qeveria?

Na thane se eshte nderprere aktiviteti i pjatelit, por kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh, ndaj edhe nuk kemi shume shprese per kete gje, sepse nderprerje ka pasur edhe me pare. Askush nuk ka ardhur per vizite vec miqve te mi, te afermve dhe fshatareve te zones. Ne nuk ndalojme te na vizitojne, por ndoshta ata kane pasur pune me te rendesishme per te bere, dhe e kane konsideruar gje shume te vogel kete qe ka ndodhur.

Keni ndonje thirrje per t’ju bere pronareve te pjatelit apo edhe shtetit sot?

Thirrje atyre te pjatelit i kemi bere qe ate dite dhe vazhdimisht. Dhe ata jo vetem qe nuk na kane degjuar, por ka pasur edhe kercenime, duke na thene te rrinim urte.

Po atje eshte shtepia juaj dhe ju sigurisht qe do ktheheni...

Ajo eshte shtepia jone prej 200 vjetesh dhe do te kthehemi patjeter. Po tani nese shteti nuk merr masat, s’ka mbetur gje tjeter vecse privatisht t’i hedhim ne gjyq. Ose do ikin ata, ose do ikim ne. Dhe sot e kemi thene shprehimisht se, ne rast se nuk ka shtet, ne do te pergjigjemi me te njejten monedhe. Po ato ore kane qene te frikshme, sepse, sic edhe kam thene, te shtenat kane qene shume te shpeshta dhe per ore te tera.

Pollo dhe Bozo, pyesin per shendetin e piktorit

Piktori i njohur ndodhet ne gjendje shtrati pas plagosjes, ne banesen e tij. Djali, Orgesti, thote se te vetmit qe kane telefonuar per te pyetur per shendetin e tij, ishin dje ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe zv/ministri i Ekonomise, Eno Bozo. Askush tjeter nuk ka telefonuar apo ka bere ndonje vizite ne shtepine e piktorit. “Ministri Pollo me ka telefonuar, dhe me ka pyetur nese eshte e vertete apo jo qe prane pjatelit kalojne femijet per te shkuar ne shkolle”. Dhe po sipas tij, te gjithe femijet qe u duhet te ndjekin shkollen kalojne prane poligonit te qitjes, dhe jo pak prej tyre jane plagosur nga sacmat. Ndersa sa ai takon miqve dhe kolegeve te tij me te mire qe e kane vizituar, permend emrat e Hasan Nallbanit e Vilson Kilices. Por edhe drejtorin e Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima dhe studiuesin e artit, Ylli Drishti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›