E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis viti i ri akademik 70 e maturanteve ne universitet

Kryeministri uron ne Akademine e Arteve. Berisha Vizat ndihmesa me e madhe per studentet.

Fillimi i vitit te ri akademik pak dite pas vendimit te PE-se per heqjen e vizave me Shqiperine e ne pritje te vendimit perfundimtar nga Keshilli i BE-se nuk mund te mos shiheshin se bashku nga Kryeministri Berisha dje gjate nisjes se vitit te ri akademik.

Dita e fillimit te shkolles eshte gjithnje nje dite e rendesishme e madhe por dita e fillimit te ketij viti shkollor per shqiptaret eshte me e madhja sepse nisni vitin shkollor pas nje vendimi historik te BE-se per Shqiperine dhe shqiptaret per levizjen e lire pa viza ne mbare Evropen ndash tha Kryeministri ne Akademine e Arteve ku uroi pedagoget dhe studentet per vitin akademik 2010-2011.

Mbyllje masivizimit

Pak a shume Kryeministri Berisha deklaroi dje se beteja e pare e qeverise se tij masivizimi i universiteteve ishte nje sfide e fituar teksa kete vit 7 ne 10 maturante ulen ne bankat universitare.

Por kete vit ne nisim vitin e ri shkollor me nje arritje tjeter historike. Per here te pare ne historine e vendit tone kete vit ne shkollat e larta ne universitetet e vendit ulen 70 e atyre qe mbaruan maturen ndash tha Berisha. ndash Kombi nuk mund te kete alternative tjeter vecse te bazoje hapat e tij mbi dijen. Kjo eshte nje arritje shume e madhe. Ne kete arritje ne kemi realizuar nje nga standardet me te larta te arsimit dhe jam bindur se krahas faktit se 91 e tyre qe mbaruan klasat e 9-ta hyne sivjet ne shkolla te mesme me punen e madhe qe do te bejme me cilesine ne do te shnderrojme garen e dijes ne promotorin kryesor te zhvillimit te kombit dhe te vendit.

Theksi tek pedagoget

Kete vit Kryeministri theksin e vendosi tek pedagoget dhe tek raporti pedagoge-studente nje raport i domosdoshem sipas tij per te ruajtur cilesine e arsimit te larte ne universitetet shqiptare.

Une gjej ketu nje perpjekje serioze per te vendosur raportet me bashkekohore raporte te cilat une i ftoj edhe universitet e tjera ti marrin parasysh. Ju keni mbi 380 pedagoge per 950 studente. Ju keni 120 pedagoge efektive. Keto jane raporte te domosdoshme. Ne si qeveri jeni te angazhuar te bejme cdo gje qe studentet shqiptare kudo ne cdo dege te kene pedagoget qe ju nevojiten ndash deklaroi Kryeministri.

Berisha i beri thirrje ministrit Tafaj qe e shoqeronte qe te perdoren vetem standardet me te perparuara per arsimin e larte. Une ne menyre te perseritur dua ti kerkoj ministrit te Arsimit te perdorim standardet e OECD. Keto jane standardet me te perparuara. Standardet me te perparuara te arsimit jane standardet e nje grupi prej 30 vendesh me te zhvilluara te botes. Nuk mund te them se ne mund ti ndjekim ato standarde ne teknologjine e larte apo ne zbulimin shkencor por ne duhet ti ndjekim ato standarde pavaresisht nga cmimi qe ato kane ne duhet te perballemi me ate cmim pasi ky eshte interesi me i mire i vendit interesi me i mire i shoqerise shqiptare ndash deklaroi Berisha.

Sot ne universitet nisi viti akademik per ciklin e pare te studimeve. Per ciklin e dyte dhe te trete do te nise pas dy javesh.

Presidenti kthehet ne origjine uron studentet nga Bujqesori

Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi uroi kete vit studentet per vitin e ri akademik nga Universiteti Bujqesor i Tiranes ku ka qene per dekada pedagog. Ne kete vizite Kryetari i Shtetit u prit nga Rektori i Universitetit Bujqesor te Tiranes Fatos Harizaj akademike profesore dhe studente te tij me te cilet Presidenti Topi u pershendet dhe bisedoi nga afer perzemersisht. Ne vijim ne sallen e konferencave Behar Male te ketij universiteti u zhvillua ceremonia e hapjes se vitit te ri akademik 2010-2011. Ne nje atmosfere te ngrohte e mikpritese pas fjales se rektorit Harizaj dhe te studentes Erjona Ruci Presidenti i Republikes mbajti fjalen pershendetese te rastit ne te cilen u shpreh
Kam pa dyshim nje emocion shume te vecante qe ndodhem ketu midis jush sot ne kete dite te vecante per arsimin e larte dhe akademik pikerisht ne diten e inaugurimit te vitit te ri akademik 2010-2011. Me kete rast deshiroj tju pershendes dhe nepermjet ketij mesazhi deshiroj te pershendes te gjithe studentet shqiptare kudo ku ata studiojne ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni ne Mal te Zi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Evrope pikerisht atje ku fitohen dijet e thella dhe ku pergatiten njerez te kualifikuar te se ardhmes ndash tha Presidenti duke theksuar edhe lidhjen e tij me kete universitet Deshiroj te them qe jam sot ketu jo thjesht per te realizuar nje ceremonial institucional sikurse e kerkon gjithmone fillimi i ketyre veprimtarive akademike por me nje emocion te vecante si ish-student i ketij universiteti te nderuar dhe si pedagog shkolle e cila orientoi ne menyre te pakthyeshme tere formimin tim universitar dhe akademik e orientoi ate drejt nje veprimtarie e cila ne shkollen e mesme ndoshta nuk ishte e imagjinuar e tille. E kam fjalen ketu per ato vite kur mjaft studente ndoshta jashte deshires se tyre vinin ne kete universitet te imponuar ndoshta nga politika te kufizuara te orientimit drejt universiteteve.

Topalli Ju elita e neserme e kombit

Kryeparlamentarja Topalli shfrytezoi dje rastin e nisjes se vitit te ri akademik qe tu kujtonte studenteve te Drejtesise rendesine e studimeve te tyre. E pranishme ne kete fakultet krah rektorit te Universitetit te Tiranes prof. dr. Dhori Kule Topalli vendosi theksin mbi rendesine qe kane studimet ne kete leme per te ardhmen e kombit. Nje mesazh te vecante kam per studentet e Drejtesise te cilet i kam shume perzemert sepse ata do te kene nje sfide te jashtezakonshme ne te ardhmen ne raport me drejtesine dhe kombin tone. Sot drejtesia eshte ne nje moment qe ka nevoje per tu shkundur ndaj dhe une shoh me shume me dashuri me shume shprese ate qe ju do te realizoni gjate ketyre viteve ne fakultetin tuaj ate qe ju do te realizoni ne endrren tuaj per te bere te mundur qe drejtesia te jete drejtesi per te bere te mundur jo ashtu sic thuhej me pare se drejtesia eshte ai treni qe vjen me vonese. Jo vendi yne ka nevoje qe drejtesia te vije menjehere vendi yne ka nevoje qe ligji dhe zbatimi i ligjit te jete pjese e ndergjegjes sone. Ne fund te fundit ndergjegjja jone eshte dhoma ku jepet vendimi i drejtesise secili prej nesh duhet ta mendoje dhe ta besoje se mbi ligjin nuk ekziston asnje njeri. Se shteti ligjor eshte sfida e Shqiperise se sotme se shteti ligjor kerkon njerez me integritet vecanerisht ne keto momente qe po kalon Shqiperia asgje me shume se sa te rinjte dhe te rejat qe sfidojne kedo qe i del perpara per te bere te mundur qe qytetari te gjeje te drejten e tij ne cdo aspekt ne cdo fushe ndash tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›