E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga burgu Izet Haxhia i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit

I arrestuari per llogari te drejtesise shqiptare ishte denuar me 25 vjet burg per vrasjen e deputetit te PD-se Azem Hajdari.

Izet Haxhia eshte i lire. I denuar per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari ne mbremjen e 12 shtatorit te vitit 1998 Haxhia eshte liruar dje nga burgu ne Turqi ku dhe ishte arrestuar per llogari te drejtesise shqiptare. Lajmi eshte konfirmuar nga familjaret e Haxhise kurse zyrtaret e Tiranes nuk e kane konfirmuar ende lajmin duke u justifikuar me faktin se nuk kishin marre asnje shkrese zyrtare nga institucioni i drejtesise i shtetit turk.

Izet Haxhia eshte denuar me 25 vjet burg ndersa u ndalua ne Turqi me 3 qershor te vitit 2006. I ndodhur ne arrati Haxhia ka kerkuar azil ne Turqi por nje gje e tille i eshte mohuar. Drejtesia shqiptare kerkonte qe Haxhia te ekstradohej drejt vendit te tij por as kjo kerkese nuk eshte marre parasysh ndersa dje Gjykata Supreme e Turqise ka dhene vendimin per ta lene te lire. Edhe mbreme askush nuk e konfirmoi zyrtarisht lirimin e Haxhise ndersa lajmi eshte bere i besueshem vetem nga njerezit e familjes se tij. Nuk dihet se si do te veproje Haxhia ndersa ne Shqiperi ai eshte i denuar me 25 vjet burg sikurse nuk ka asnje informacion pse gjykata turke nuk bashkepunoi me drejtesine shqiptare per ekstradimin e tij por ka justifikuar lirimin e tij me mbarimin e afateve dhe mungesen e provave per ta mbajtur ne qeli.

Thuhet se mosekstradimin e tij gjyqtaret turq e kane mbeshtetur tek argumentet e shumta qe i arrestuari ka paraqitur nepermjet avokatit te tij per rrezikun qe i kanoset ne Shqiperi. Denimin e tij Haxhia e ka cilesuar si vendim politik dhe se jeta e tij eshte e pasigurt nese do te sillej ne burgjet shqiptare.

Azem Hajdari lider i levizjes se dhjetorit ne Shqiperi u vra me 12 shtator 1998 ne oren 2115 minuta. Bashke me te mbeti i vdekur truproja e tij Besim Cera dhe u plagos Zenel Neza. Me 29 prill 2002 gjykata perfundoi gjykimin e ceshtjes Hajdari. Vendimi i trupit gjykues caktoi burgim te perjetshem per Jaho Salihin i akuzuari kryesor per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. U denuan me 25 vjet Izet Haxhia me 20 vjet burgim Ismet Haxhia kurse vellai tjeter Isamedini u denua me 2.6 vjet burg per armembajtje pa leje. Fatmir Meta u lirua ne sallen e gjyqit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›