E Shtunë, 31 Tetor 2026

U grinden per pellumbat vret shokun

Ngjarja ne Sovjan te Korces. Autori i krimit plagosi rende edhe nipin e tij

Krimi trondit serish Korcen. Nje vrasje per motive banale ka ndodhur ne oret e pasdites ne fshatin Sovjan. Nje 34-vjecar nga fshati Zvirine ka mbetur i vdekur ne vend kur eshte qelluar me automatik dhe nje tjeter person eshte plagosur rende. Vrasja ka ndodhur ne banesen e autorit 41-vjecarit Arben Dautllari. Sipas policise ngjarja mendohet te kete ndodhur rreth ores 18.00 te pasdites se djeshme por policia eshte njoftuar me vone nga banoret e fshatit. Grupi hetimor ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Ne oborrin e baneses se 41-vjecarit Dautllari eshte gjetur i pajete Petraq Burnazi nga fshati Zvirine i cili ishte qelluar me arme zjarri.

Sherri

Ngjarja ka ndodhur kur mes autorit dhe viktimes kishte pasur nje sherr per motive banale. Autori i krimit Arben Dautllari kishte qene ne fshatin Zvirine ku pasi kishte konsumuar pije alkoolike kishte debatuar dhe ishte grindur me viktimen Petraq Burnazi me te cilin kishte njohje prej kohesh. Ata jane zene fillimisht ne lokal dhe sipas hetimeve ka rezultuar se autori dhe viktima kane debatuar per disa pellumba. Me pas 41-vjecari Dautllari eshte kthyer ne fshatin e tij ne Sovjan. Ka qene Petraq Burnazi qe ka ardhur ne fshatin Sovjan me nje motor per te sjelle ne shtepine e tij nipin e vrasesit 26-vjecarin Marsel Dautllari. Ky i fundit kishte shkuar ne Zvirine me xhaxhain e vet por per shkak te sherrit ne nerva e siper xhaxhai kishte ikur nga lokali dhe e kishte lene ate me Petraq Burnazin. Nipi i vrasesit jetonte ne shtepine ngjitur me xhaxhain e vet.

Vrasja

Petraq Burnazi ka sjelle me motor 26-vjecarin per ta lene ne shtepi por kur ka hyre ne oborrin e Dautllareve sherri ka rifilluar serish me Arbenin. Nen efektin e alkoolit dhe ndersa ziheshin ende per pellumbat Arben Dautllari qe nuk ka pranuar te sqarohet ka hyre ne shtepi dhe ka dale prej andej me nje arme automatike tip kallashnikov. Ai ka qelluar ne drejtim te dy personave qe gjendeshin ne oborrin e shtepise se tij. Ndersa ka dashur te vrase Petraq Burnazin ai ka qelluar me arme edhe mbi nipin e tij 26-vjecar. Dy personat kane vrapuar per te dale nga shtepia por Arbeni ka qelluar me bresheri dhe Petraq Burnazi ka mbetur i vdekur ne vend ndersa 26-vjecari Marsel Dautllari eshte plagosur rende. I plagosuri eshte derguar per ne spitalin e Korces nga babai i tij ndersa viktima ka mbetur ne oborrin e shtepise.

Vrasesi

Autori i krimit sipas policise ka qene ne gjendje te dehur kur ka kryer vrasjen. Pak minuta pas ngjarjes ai ka marre nje mjet me targa greke per tu larguar nga vendi i ngjarjes por eshte kapur nga ana e policise. Sipas policise ngjarja ka ndodhur per motive banale megjithate autori njihej si person problematik ne zone. Policia ka bllokuar edhe armen tip kallashnikov qe eshte gjetur ne banesen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›